Ballina, Kosovë, Lajme

Thaçi: I zhgënjyer që demarkacioni dështoj sot!

Në konferencën e përbashkët sot Presidenti Hashim Thaçi  dhe Presidenti e Komisionin Evropian, Jean-Claude Juncker, Thaçi ka numëruar përpjekjet e Kosovës për të ndjekur rrugën e BE-së, ai ka folur edhe për pamundësinë e ratifikimit të Demarkacionit sot në Kuvend.

Jean-Claude Juncker, bashkë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe komisionerin Johanes Hahn, po qëndrojnë sot në Prishtinë, ku janë takuar me krerët e lartë shtetërorë.

Vizita juaj i jep kuptim të plotë mbështetjes suaj dhe përpjekjeve tona për bashkim Evropian. Ne nuk jemi duke kërkuar rrugë të shkurtër, por presim trajtim të barabartë me vendet e tjera dhe qartësim të rrugës tonë, ka thënë presidenti Thaçi, po ashtu ai tha se Kosova është e përkushtuar për rrugën evropiane, por presin nga BE-ja përkrahje.

Presidenti Thaçi ka falënderuar Federica Mogherinin për rolin e saj në dialogun me Serbinë. Thaçi thotë se negociatat me Serbinë janë të vështira, por janë rruga e vetme për normalizim të raporteve.

Ai është shprehur i zhgënjyer për mos ratifikimin e Demarkacionit sot kur pritej të mbahej seanca në Kuvend, por është shprehur optimist se kjo do të ndodhë ditëve në vijim, ka përfunduar fjalimin e tij./Globisot.net/

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads