Ballina, Kosovë, Lajme

Të gjitha partitë marrin pjesë në tryezën e thirrur nga LDK-ja

Në tryezën me parti politike për tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend, të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deri tani janë nënshkruar se po marrin pjesë 12 pjesëmarrës.

Nga Kuvendi i Kosovës ku po mbahet kjo tryezë, Express raporton se edhe Memli Krasniqi nga PDK gjendet aty, por se nuk ka vënë nënshkrimin e tij si i pranishëm në këtë diskutim të organizuar nga LDK’ja.

LDK e ka ftuar këtë tryezë me qëllim që të diskutohet për situatën politike dhe mundësinë e caktimit të datës së zgjedhjeve të reja.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar të gjitha partitë politike përveç PDK’së dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur.

Kjo është lista e 12 pjesëmarrësve në tryezën me partitë politike për tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend:

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads