Home Magazina Tayna takon personin që tha “A ban me fol”, merr këtë vendim

Tayna takon personin që tha “A ban me fol”, merr këtë vendim

77
0
SHARE
Tayna u takua nga afër me Besim Hajrën, i cili ishte pre e bulizmit pas një videoje ku shfaqet duke thënë “A ban me fol”, reperja merr vendimin interesant.
Tayna përmes një fotografie në Instagram, ka bërë të ditur se u takua me Besim Hajren, i cili u bë i famshëm nga një video që qarkulloi në internet.

Ashtu siç tregoi sjelljen në video, duke kërkuar leje për të folur, Tayna tregon se Besimi është njëri prej personave më të ndershëm që ka takuar.

Ajo ka vendosur që me miratimin e Besimit, në këngën e radhës ta përdor pikërisht “A ban me fol”, për ta shndërruar në diçka të bukur.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I TAYNËS, PA NDËRHYRJE:

“Une takova,Besim Hajren,njerin prej djemve te videos „A bon me fol“.Besimi ishte njeri nder njerezit me te sjellshem dhe te dashur qe kam takuar.Ai m‘tregoi per talljet qe ju kishin ndodhur sic i dim te gjithe dhe historia nuk ishte aspak e kendshme.Me vjen shume keq per ato qe degjova dhe besoj qe edhe juve.Per te bere nje ndryshim,une vendosa te perdor fjalen e lartpermendur ne kenge dhe ta shendrrojme ate ne dicka te kendshme qe kjo histori te merr nje kahje tjeter.Besimi tha se ishte i pajtimit,poashtu edhe per Ilirin tha se pranonte.Kenga vjen se shpejti dhe eshte me ndryshe se ajo qe ju vec e keni degjuar❤️”. /PARROTLLA.NET/

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of