Jakup Krasniqi: Nuk kam trajtuar askënd, si më trajtuat ju mua

Ish- zëdhënësi e UÇK Jakup Krasniqi ka denoncuar Dhomat e Specializuara për trajtimin e keq gjatë arrestimit në seancën e parë të gjyqit ku Krasniqi po akuzohet për krime lufte.

Në fjalën e tij Krasniqi ka thënë se asnjëherë nuk i ka trajtuar njerëzit kaq keq sa e kanë trajtuar Dhomat e Specializuara nga arrestimi deri tek ndërtesa e burgut.

“Unë jam arrestuar me katër nëntor 2020, në aktakuzë po na quani ndërmarrje kriminale e përbashkët, unë dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit kaq sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut në këtë ndërtesë, kurrë në jetën time s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë”.

Ai shtojise ndihet më shumë se mirë dhe kurrë “nuk do të dëshironte të jetë në petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli”

Këto fjalë Krasniqi i tha pasi  u lexuan akuzat kundër tij.

“Në aktakuzën e konfirmuar prokurori i specializuar e akuzon Jakup Krasniqin për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme, zhdukje me forcë e personave”, deklaroj sekretarja e Gjykatës.

Sipas saj krime u kryen midis prillit 1998 dhe 1999 në një numër vendosjes në Kosovë dhe Shqipëri.

Krasniqi sipas saj është përgjegjës si epror për këto krime.

Krerët e UÇK-së bashkërisht akuzohen për krime të luftës, krime kundër njerëzimit, arrestime të kundërligjshme, trajtim mizor dhe vrasje.

Sipas kësaj aktakuze pjesëtarë të UÇK-së, gjatë marsit 1998 dhe shtatorit 1999 kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit duke arrestuar dhe ndaluar persona civil në mënyrë të paligjshme, duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.

Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.

Për të gjitha këto krime të pretenduara, Prokurori Xhek Smith i ngarkon Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin të cilët sipas tij ishin në dijeni se këto krime ishin duke ndodhur dhe nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e tyre mirëpo kishin nxitur kryerjen e tyre.

Në këtë aktakuzë thuhet se Thaçi dhe të tjerët nxitën sulmet ndaj kundërshtarëve dhe nxiten vrasjen e tyre.

Sipas prokurorisë krerët e UÇK-së përmes deklaratave publike dhe veprimeve në terren, frikësuan, denigruan, eliminuan kundërshtarë dhe kërkuan të pozicionoheshin si i vetmi zë dhe si i vetmi përfaqësues legjitimë i shqiptarëve të Kosovës

Vrasjet për të cilat ata po akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi

Pjesë e aktakuzës 68 faqëshe të Prokurorisë janë edhe pretendimet për vrasje të paligjshme.

Këto vrasje theksohet se janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas prokurorisë ato janë kryer në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleҫkë, Kukës dhe Rahovec.

Në aktakuzë thuhet se një person gjatë vitit 1998 ishte mbajtur në kazermat e UÇK-së në Jabllanicë dhe ishte rrahur për vdekje nga pjesëtaret e UÇK-së.

Aktakuza pretendon se fatin e njëjtë e kishin pasur edhe dy viktima të tjera të cilat ishin dërguar në kazermën e UÇK-së në Jabllanicë.

Përpos vrasjeve në Jabllanicë në aktakuzë pretendohet se në fshatin Llapushinik ishte arrestuar një person nga pjesëtaret e UÇK-së ishte rrahur dhe ishte marrë në pyetje dhjetë natë rresht ndërsa në fund ishte vrarë.

Aktakuza tutje pretendon se pas një ofensive serbe, forcat e UÇK-së në Llapushink kishin arrestuar afërsisht 30 persona ku disa prej tyre më pas ishin lënë të lirë ndërsa të tjerët ishin qëlluar dhe vrarë.

Aty përshkruhet edhe për gjashtë vrasje të kryera në Drenoc. Sipas prokurorisë gjashtë burra ishin arrestuar, rrahur dhe vrarë dhe eshtrat e tyre nuk ishin parë më kurrë.

Pjesë e aktakuzës janë edhe akuzat për vrasjen e 11 civileve serb në Malishevë. Sipas aktakuzës në korrik të vitit 1998 një grup prej 11 të arrestuarish serbë u transferuan në një dhomë në bodrumin e një ndërtese në Malishevë. Aty përshkruhet se këta civil ishin arrahur dhe shqelmuar nga anëtarët e UÇK-së e më pas ishin qëlluar dhe vrarë.

Prokuroria e Specializuar në këtë aktakuzë nuk e ka lënë pa e përfshirë edhe qendrën e paraburgimit në Kleçkë.

Në këtë lokacion sipas prokurorit të specializuar gjashtë persona ishin dërguar dhe ishin rrahur për vdekje nga anëtaret e UÇK-së.

Një tjetër person sipas prokurorit të specializuar kishte vdekur si rezultat i keqtrajtimit në Kukës. Në këtë keqtrajtim thuhet se kishte marrë pjesë edhe Sabit Geci.

Tre persona të tjerë ishin arrestuar në Rahovec, ata sipas aktakuzës ishin rrëmbyer nga ushtarët e UÇK-së në shtëpitë e tyre ndërsa nuk ishin parë më kurrë.

Arsyeja se pse krerët e UÇK-së akuzohen për krimet dhe vrasjet e si përmendura sipas prokurorit të Specializuar është përgjegjësia komanduese.

Javën që lamë pas katër krerët e UÇK-së me urdhër të prokurorit ishin arrestuar dhe dërguar për në Hagë.

Tsipras përsëri kusht Shqipërisë për anëtarësimin në BE

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka dhënë një intervistë për “Financial Times”, ku shpjegon pse ai kërkon një mandat tjetër për të vazhduar progresin që ka bërë në krye të vendit të tij për ta nxjerrë nga kriza.

Tipras është referuar gjatë në këmbënguljen e kabinetit të tij për zgjidhjen e çështjes së Maqedonisë Veriore, duke rrëfyer se ishte i vendosur të ulte të dy palët në tryezë dhe të arrinte një marrëveshje. Kryeministri grek e konsideron një marrëveshje të balancuar e një arritje tepër të suksesshme, përderisa marrëdhëniet e normalizuara me fqinjët veriorë zgjerojnë hapësirën e investimeve dhe ekonominë e rajonit. Hapi tjetër i logjikshëm do të jetë zgjidhja e çështjeve të hapura me Shqipërinë, në pritje nga dialogu premtues i nëntorit të vitit 2017.

“Financial Times” përcakton çështjet e pazgjidhura në atë të kufijve detarë, abrogimin e ligjit të luftës nga viti 1945 dhe minoritetin grek në Shqipëri. Aleksis Cipras ka deklaruar se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se Tirana duhet të mbrojë plotësisht të drejtat e minoritarëve grekë, në rast të kundërt rruga drejt BE do të mbyllet. Nëse Shqipëria përmbush detyrimet për të drejtat e njeriut, thotë Tsipras “Greqia dhe unë personalisht do të mbështesim një vendim të mundshëm në qershor për çeljen e negociatave për dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut së bashku. Por ne nuk do të rrezikojmë çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, nëse ky vend nuk ka arritur progresin e duhur. Kjo do të ishte e padrejtë!”.

Tsipras ka theksuar se Greqia nuk dëshiron të fitojë reputacionin e lektorit, duke treguar fuqinë apo duke përcaktuar kushte të ngurta për vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE. Ndërkohë që ka theksuar se “popujt e Ballkanit kanë nevojë për një nxitje të realizimit të reformave”.


Alarm në 10-vjetorin e NATO-s, ja cili shtet mund të sulmojë Shqipërinë (Dokumenti)

Dokumenti i ushtrisë shqiptare paralajmëron qartë mundësinë e një lufte, duke thënë se burimi i shpërthimit të luftës mund të jetë keqpërdorimi i pakicave kombëtare brenda vendit

Shqipëria po feston 10-vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të fuqishme ushtarake në botë. Anëtarësimi në NATO ka rritur më shumë se çdo herë tjetër sigurinë e Shqipërisë. Megjithatë, sipas një dokumenti të siguruar të ushtrisë shqiptare, nuk përjashtohet mundësia që Shqipëria të sulmohet nga një prej shteteve fqinje.

Edhe pse një sulm i tillë do të fuste direkt në luftë NATO-n, bazuar në nenin 5 të Traktatit të Antlantikut të Veriut, dokumenti i ushtrisë shqiptare paralajmëron qartë mundësinë e një lufte. Në dokument thuhet se burimi i shpërthimit të luftës mund të jetë keqpërdorimi i pakicave kombëtare brenda vendit.

Në dokument nuk përmendet se cili shtet mund të keqpërdorë pakicat kombëtare, por dihet tashmë se vetëm Greqia tenton prej vitesh të përdorë minoritetin për të krijuar konflikte dhe për të shfaqur më pas pretendimet territoriale. Nga ana tjetër, zyrtarë më të lartë të shtetit grek kanë kërcënuar herë pas here me luftë Shqipërinë.

“Rreziku konvencional ndaj Shqipërisë, ndonëse i reduktuar shumë, nuk mund të përjashtohet. Për shkak të detyrimeve, që burojnë nga neni 5, i Traktatit të Atlantikut tëVeriut, Republika e Shqipërisë mund të përfshihet në një konflikt konvencional në rastet kur kërcënohet pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale e çdonjërit prej aleatëve të saj.

Zhvillimet në kufijtë e Aleancës, keqpërdorimi i pakicave kombëtare për qëllime politike dhe ndryshimi i kufijve, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, dëshmojnë për ekzistencën e këtij rreziku.

Reformat e sistemit të sigurisë dhe të mbrojtjes synojnë konsolidimin e mëtejshëm të institucioneve përkatëse. Në këtë kontekst, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë do të mbështetë reformat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për modernizimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të tyre, për përmbushjen e misionit kushtetues”, thuhet në dokumentin e ushtrisë shqiptare.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, kërcënoi Shqipërinë, duke thënë se sjelljet ndaj pakicës greke do të bëhen pengesë për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

“Sa i përket Shqipërisë fqinje, nuk jemi kundër perspektivës evropiane. Megjithatë, ky është një parakusht për respektimin e plotë dhe të ndershëm të së drejtës ndërkombëtare dhe europiane, dhe kështu për respektimin e sundimit të ligjit dhe të të drejtave themelore të njeriut.

Prandaj, sjelljet si këto ndaj Pakicës Kombëtare Greke, të cilat nënvlerësojnë brutalisht vlerën e jetës njerëzore ose shkelin të Drejtat e Njeriut , p.sh. e drejta për pronë, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për rrjedhën e qetë evropiane të Shqipërisë”, ka deklaruar Kreu i Shteti grek, ndërsa kjo është vetëm një nga deklaratat e shumta kërcënuese të shtetit fqinj ndaj Shqipërisë.

Irani: Shqipëria ra pre e një skenari izraelito-amerikan

Dëbimi i ambasadorit të Iranit në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia ka sjellë reagimin zyrtar të Teheranit.

Deri më tani ka vetëm një deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi. Sipas tij, Shqipëria ra pre e një skenari amerikano-izraelit.

Në emër të qeverisë së Teheranit, ai fajëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit për dëbimin e dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria. Ata dhe vende të tjera, sipas Teheranit zyrtar, kanë punuar për të dëmtuar marrëdhëniet e Iranit me vendet europiane.

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Ghasemi që thotë se Irani ka respektuar gjithmonë marrëdhëniet e përzemërta me Shqipërinë duke respektuar të gjitha rregullat e këtij vendi europian bazuar në parimet e politikës së jashtme të Iranit.

Përgjigjja vjen për akuzën shqiptare se dy diplomatët iranianë kishin kryer aktivitet në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik. Sipas Ministrisë së Jashtme të Iranit, Shqipëria është bërë një viktimë e rastësishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe disa grupeve terroriste. Ai thotë se SHBA dhe Izraeli po punojnë për të shkatërruar marrëdhëniet mes Iranit dhe vendeve evropiane dhe se Shqipëria nuk duhet të lejojë të tjerët të diktojnë marrëdhëniet e saj me Teheranin.

Komandot shqiptare, pjesë e një prej stërvitjeve më të mëdha të NATO-s

Efektivët e Batalionit Komando të Forcës Tokësore marrin pjesë në një nga stërvitjet më të mëdha të organizuara nga NATO në këto dekada.

Komandot tanë i janë bashkuar stërvitjes “Trident Juncture 2018”, pjesë e së cilës janë 50.000 trupa, 10.000 automjete, 65 anije, 250 aeroplanë nga 31 vende të NATO-s si dhe vende partnere.  Stërvitja, po zhvillohet në Norvegji.

Qëllimet kryesore të “Trident Juncture 2018” janë të trajnojnë Forcën e Reagimit të NATO-s dhe të testojnë aftësitë e mbrojtjes së aleancës./tvklan.al

“Libri i zi” amerikan dhe planet për Shqipërinë e Kosovën më 1918

Në fund të vitit 1917, SHBA-ja hyri në Luftën e Madhe “për të përfunduar të gjitha luftërat”, në krahasim me Fuqitë e Mëdha evropiane që kishin ambiciet e tyre, të cilat kishin arritur me kohë marrëveshjet e fshehta gjatë viteve1915-1916 për të ndarë territoret e bllokut kundërshtar.

Në këtë kontekst, më 26 prill 1915 u nënshkrua Traktati i Londrës midis Antantës dhe Qeverisë italiane, më të cilin Italia e mori Shqipërinë e Mesme si protektorat, kurse iu dha Serbisë e Malit të Zi Shqipëria e Veriut, ndërsa Greqisë, Shqipëria e Jugut.

Kështu në letrën e tij drejtuar kongresit amerikan për arsyetimin e hyrjes në Luftën e Madhe, presidenti Woodrow Wilson, theksoi se “bota duhet të jetë e sigurt për hir të demokracisë”.

Me fjalë të tjera, ShBA-ja nuk shkoi në luftë për të marrë hisenë e vet prej kolonive, por për të krijuar një botë të re bazuar në demokraci dhe në të drejtën e popujve në vetëvendosje, pra në “shtete nacionale “ të pavarura dhe sovrane në vend të imperializmit që dominonte atëherë.

Trump: Nuk mund të hyjmë në luftë për shkak të Shqipërisë dhe Malit të Zi

Shigjetimet ndaj NATO-s, Donald Trump nuk i ndali edhe gjatë vizitës në Helsinki, ku u takua me Vladimir Putinin. Në një intervistë për Fox News, shefi i Shtëpisë së Bardhë kritikoi jo vetëm aleatët, që ia kanë lënë Shteteve të Bashkuara gjithë barrën e shpenzimeve për mbrojtjen, por edhe traktatet që i konsideron të padrejta.

Gazetari Tucker Carlson: Të qenit pjesë e NATO-s detyron të gjithë anëtarët të mbrojnë çdo pjesëtar tjetër nga sulmet. Për shembull, nëse sulmohet Mali i Zi që u anëtarësua vitin e kaluar, pse im bir duhet të shkojë në mbrojtje të këtij vendi?

Presidenti i SHBA, Donald Trump: Po thoni atë që thashë unë, Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë.

Gazetari Tucker Carlson:  Jo vetëm Mali i Zi, ndoshta Shqipëria.

Presidenti i SHBA, Donald Trump: Meqë ra fjala… edhe ata janë shumë të fortë, agresivë. Mund të nxehen dhe urime, jemi në luftën e tretë botërore.

Trump etiketoi në këtë mënyrë nenin 5 të Traktatit të Aleancës, që detyron përfshirjen e të gjithë anëtarëve të aleancës, në rast se njëri prej pjesëtarëve sulmohet.

Sipas tij, vendet europiane tregohen të padrejta me Shtetet e Bashkuara, pasi kur vjen fjala për shpenzimet, Washingtoni mban barrën më të rëndë. Por nuk u vjen mirë kur Shtetet e Bashkuara heqin dorë nga marrëveshja për tregtinë e lirë, të cilën ai e konsideron të disfavorshme për Washingtonin.Tv Klan

Ja çfar kishim para perendimit dhe Amerikës para pushtimit turk?

Çfar kishim para pushtimit turk?

– Kishim një Universitet në vitin 1380 në Durrës. Që të krijoni idenë: Gjermania e ka hapur universitetin e parë, 6 vjet pas Durrësit (Heidelberg University).

– Kishim 6 qytete plotësisht të zhvilluara po aq sa Firence, Venecia, Marseja apo Parisi. (Durrësi, Shkodra, Drishti, Lezha, Berati dhe Preveza).

– Kishim klasën tonë aristokratike me 8 familje bujarësh (Balshajt, Topiajt, Muzakajt, Kastriotët, Arianitët, Zebenishtët, Shpatajt dhe Dukagjinët) të lidhura në martesë deri edhe me Habsburg-ët dhe Bourbon-ët.

– Kishim filozofët tanë humanistë, qe me idete e tyre gjeniale, ishin këshilltarë të familjeve perandorake në Hungari, Itali dhe Austri. (Gjon Gazhuli, Pal Ëngjëlli, Leonik Tomeo dhe Gjon Durrsaku)

– Qytetet tona kishin Statute dhe qeveriseshin me Demokraci ndërkohë që Amerika p. sh. qeverisej nga Indianët Cheroki apo fiset Azteke që pinin ende gjak njeriu dhe jetonin si kanibalë.

– Në Durrës, intelektualizmi ishte aq i lartë, sa kemi të dokumentuar në shekullin e XII për herë të parë notën e protestës së një Metropoliti Ortodoks, i cili i shkruan Kostandinopojës, kundra skllavërisë, 300 vjet përpara se në Europë të fillonte si debat.

– Në Durrës bëhej tregti deri edhe me Tunizinë, Ukrainën dhe me Francën, që në shek. V-VII. Ndërkohë që p. sh. vendet skandinave jetonin ende duke adhuruar pemën apo malin.

– Kisha e Shqipërisë kishte nxjerrë Kardinal (dhe kardinal nuk ishte gjë e vogël atëherë).

Çfarë ndodhi më pas?
Asgjë! Thjesht erdhi turku…

-Dorian.H.

Rama për ”Bild”: Shqipëria nuk do të pranojë kampe refugjatësh

“Planet e BE-së për ndërtimin e kampeve të refugjatëve në vende të treta morën një përgjigje të vendosur nga Shqipëria që, ashtu si Libia, kundërshton ndërtimin e kampeve të tilla për llogari të BE-së”, shkruan “Bild”.

“Ne nuk do të pranojmë kurrë kampe të tilla refugjatësh”, deklaroi kryeministri Rama për këtë gazetë.

”Kjo sepse nënkupton faktin se njerëz të dëshpëruar po hidhen diku si të ishin mbetje toksike që askush nuk i do”, thekson Rama.

”Shqipëria do të jetë gjithmonë e gatshme të japë kontributin e duhur për të lehtësuar barrën europiane”, theksoi ai.

”Por, kjo nuk do të thotë që ky vend të mbajë barrën e të gjithëve”, theksoi Rama.

”Kjo është një zgjidhje e rrezikshme për ta bërë Shqipërinë dallgëpritëse për refugjatët”, shtoi kryeministri shqiptar.

Për kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe gjermanët, Rama shprehu një falënderim.

”Në sajë të pritjes së refugjatëve në vitin 2015, ata kanë ruajtur reputacionin e Europës në një mënyrë që do të bënte krenarë Etërit tanë Themelues”, tha ai.

Pas negociatave të vështira, shtetet anëtare të Bashkimit Europian pranuan dje në parim për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

U spekulua që kjo iniciativë kishte lidhje me angazhimin e Shqipërisë për krijimin e kampeve të refugjatëve.

Kancelari federal austriak, Sebastian Kurz dhe presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani janë shprehur së fundi në mbështetje të krijimit të kampeve të tilla jashtë kufijve aktualë të BE-së.

Në debatin për qendrat e pritjes së refugjatëve jashtë BE-së, presidenti i Parlamentit Europian , Antonio Tajani, kishte propozuar dy qendra pritjeje në Ballkan, në Shqipëri dhe Maqedoni.

“Një vendim përfundimtar për fillimin e bisedimeve për anëtarësimit do të merret në qershor 2019”, njoftoi dje një dokument i publikuar nga ministrat europianë të 28 shteteve anëtare.

Fillimisht, shtetet e Ballkanit duhet të punojnë për reformën gjyqësore dhe të luftojnë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, para fillimit zyrtar të negociatave në fund të vitit të ardhshëm.

Merkel kërkon të promovojë në samitin e BE-së, që do të zhvillohet të enjten dhe të premten, një zgjidhje europiane në politikën e refugjatëve.

Megjithatë nuk pritet një marrëveshje globale për një paketë evropiane të përbashkët azili.

A po i vjen “fundi”?, Berisha: Mendoj 50 herë në ditë të largohem nga kuvendi

Në një intervistë për Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha tha se mendon 50 herë në ditë për lënien e mandatit të deputetit, duke theksuar se me reformën në drejtësi, çdo institucion tjetër është bërë fiktiv.

Zt.Berisha me gjithë këto probleme që ju listoni për mazhorancën, a vazhdoni të mendoni dhe keni si opsion djegien e mandateve?

Berisha: Unë gjykoj që kolapsi i plotë i reformës në drejtësi ka bërë çdo institucion tjetër fiktiv në këtë vend dhe të gjitha pushtetet i kanë kaluar Edi Ramës. Jo një herë, por të paktën 50 herë në ditë, unë mendoj që se pse rri në atë Parlament dhe nuk e di se cili do të jetë vendimi. Unë do të respektoj vendimet e opozitës. Por në kushtet e asgjësimit të drejtësisë dhe shndërrimit të saj në një degë të ekzekutivit, Parlamenti është një institucion i terrorit të pushtetit të Edi Ramës dhe një institucion që nuk meriton as 4 minuta të ekzistojë.

Do e propozosh sërish në grup?

Berisha: Unë them që grupi nuk ka pse grupi të ndikohet nga unë. Grupi merr vendimet e veta, nuk ka pse ndikohet nga unë.