Miratohet Buxheti i Kosovës, 2 miliardë 357 milionë euro për vitin 2020

Me 63 vota për (62 elektronike dhe një me dorë) është votuar Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2020.

Edhe pse në mesnatë, deputetët u kthyen në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe votuan pro Buxhetit për vitin 2020, raporton Indeksonline.

Buxheti i Kosovës për vitin 2020 është gjithsej dy miliardë e 357 milionë euro.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën sot për të zhvilluar seancën të jashtëzakonshme duke filluar nga ora 15:00 për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Seanca u zhvillua pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje iniciuan një mocion për shmangie nga afatet procedural dhe që të shkohet me procedurë të përshpejtuar në votim, propozim ky që u kundërshtua nga partitë e opozitës.

Pasi që mocioni u votua pa prezencën e opozitës në sallë, u krijua edhe debat mjaftë i zëshëm në mes deputetëve, ku ata të opozitës kritikuan pushtetin për kinse shfrytëzim të gjendjes së jashtëzakonshme për të kaluar buxhetin pa u dhënë mundësi atyre t’i shprehin qëndrimet e tyre.

Konfirmohet: S’ka takim në Paris ndërmjet Kosovës e Serbisë

Zyra e Qeverisë Gjermanë për media ka kanfirmuar se është shtyrë takimi që ishte thirrur nga Macron e Merkel për t’u mbajtur në Paris gjatë Samitit të Berlinit

“Është e saktë, takimi i paralajmëruar për 1 Korrik do të shtyhet. Kështu kanë bërë me dije për Deutsche Ëelle zyrtarë të qeverisë gjermane.

Në përgjigje po ashtu thuhet se Gjermania dhe Franca mbesin në kontakt të ngushtë më Kosovën dhe Serbinë.

Po ashtu Qeveria gjermane nuk ka pranuar të japë informacione për takimin e së mërkurës në Berlin ndërmjet delegacioneve nga Kosova e Serbia.

Partia zvicerane kundër marrëveshjes për pensionet: Kosova vend i korruptuar, udhëhiqet nga klanet

Sot Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka votuar pro marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës për pensionet, e cila ishte ndërprerë në vitin 2010.

Gjatë debatit, përveç zërave që e kanë përkrahur miratimin e një marrëveshje të tillë, ka pasur edhe nga ata të cilët e kanë kundërshtuar, duke thënë se Kosova është një vend i korruptuar që udhëhiqet nga veteranët e UÇK’së.

“Marrëveshja duhet t’i nënshtrohet një referendumi të mundshëm, në të kundërtën SVP do të votojë kundër marrëveshjes”, ka thënë Raymond Clottu duke përfaqësuar grupin e partisë së tij SVP.

Ai ndër të tjera ka thënë se Kosova është një vend i korruptuar, me struktura klanore e që udhëhiqet  nga ish-luftëtarë të UÇK’së.

“Kosova vazhdon të jetë një shtet fragjil. Ish luftëtarë dhe veteran të UÇK’së, drejtojnë shtetin, shpesh ata janë në struktura klanore. Korrupsioni është i favorizuar. Sistemi i edukimit dhe ai social janë në një situatë dëshpëruese. Në një situatë të tillë, si pretendoni të keni një bashkëpunim të ngushtë? Ne kemi dyshimet serioze këtu”, ka thënë ndër të tjera ai, shkruan Blick, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë zërat shumicë kanë qenë në përkrahje të kalimit të marrëveshjes për pensionet.

Alain Berset ka thënë se kosovarët kanë kontribuar me vite për prosperitetin e Zvicrës.

“Bëhet fjalë për njerëz që kanë kontribuar për vite me radhë për Zvicrën, në këtë mënyrë kanë kontribuar për prosperitetin e Zvicrës. Marrëveshja na jep mundësin për të hequr padrejtësinë që ekziston sot”, ka thënë Berset këshilltar në Këshillin Kombëtar.

Marrëveshja për pensionet është miratuar sot me 110 vota për, 58 kundër dhe dy abstenime.

E njëjta marrëveshje do të jetë në dorën e Këshillit të Shteteve, që ditë më parë i kishin dhënë dritën e gjelbër, por që kishin kërkuar që për të njëjtën çështje të ketë edhe një referendum.

Sipas Blick, koha kur mund të futet në fuqi marrëveshja, është janari i vitit 2019.

Rinia po ikë!

Thirrjet se rinia mos të ikë, thirrjet që duhet të jemi patriot dhe të duam vendin, thirrjet nga ata që më të vertetë ja kanë humbur çdo shpresë rinisë tonë, janë thirrje të mjerimit, janë thirrje të atyre që kanë sjell vendin në fund të humnerës, janë thirrje që askush nuk i ndegjonë, janë thirrje të turpshme dhe mjerane.

Deri para 2-3 vjetëve, kur ndegjoja të rinjt se do iku, sepse këtu nuk ka shpresë, sepse krimi ka kapluar çdo pjesë të shtetit, sepse jemi shumë keq, unë u mundoja të i jepja shpresë, duke ju folur se Kosova do bëhet, sepse këtu do ketë jetë dhe shpresë, sepse ne e merituam lirinë do e meritojm edhe shtetin dhe zhvillimin!!!!

Por jo, kisha qenë gabim, me falni të gjithë ju që ju kam dhënë shpresë të rrëjshme, ndoshta ju kam gëzuar për ca kohë, ndoshta ju kam frymëzuar për pak, por sot dua të ju them të gjithë ju që nuk me ndegjuat dhe ikët rrugëve të botës, keni pas të drejtë, keni parë gjërat me mirë se unë, keni menduar edhe me gjatë se unë, ndoshta mua dashuria për vendin me ka vërbuar dhe si kam parë gjërat siç i keni parë ju, ndoshta se di por pasna qenë i vërbuar, pasna qenë i humbur nga shpresa dhe besimi që ne merituam lirinë dhe do e bëjmë edhe vendin.

Me falni por shpresa thonë vdesë e fundit, me falni që unë ende besoj që ky vend do bëhet, se ende ka shpresë, që ende kemi trenin e fundit që të ketë jetë në këtë vend, edhe pse është shumë e vështirë, sepse tek ne nuk ka asgjë të pavarur, sepse të gjithë këtu janë pjesë e një kalni, janë pjesë e një politike të pa shpresë, janë pjesë e interesave personale, janë pjesë që kush të kap apo vjedh me shumë, të ne askush nuk është në vendin e tij, sepse të ne organet shtetrore dhe publike janë mbushur me militant dhe njerzë jo adekuat, sepse të ne dikush ka tërë familjen të punësuar e shumë të tjerë nga varfëria dhe mjerimi as që mund të ikun, të ne shtresa e mesme ka vetëm klithmat e fundit të vdekjes, sepse ne kemi marrë modelin më të keq për të ardhmen e fëmijëve tanë, eeee si të mos plasesësh kur asgjë nuk sheh mirë dhe në vend të saj!!!!

Kemi krijuar qytete fantazma, ku dimirit të mbyt tymi e verës të mbyt pluhëri!
Kemi krijuar modelin më të keq të të jetuarit!
Kemi krijuar njerzë robot që i vizitojmë 1 herë në 4 vjet vetëm për votë!
Kemi krijuar qanta ka 12 kg, e dije aspak!
Kemi krijuar diploma e akademik e dije prap aspak!
Kemi krijuar banda politike!
Kemi krijuar mosbesim!
Kemi krijuar mjerim!
Kemi krijuar militant!
Kemi krijuar varfëri, e jetës ja kemi mbyll derën!
Kemi krijuar terrë e diellit ja kemi zënë dritën!
Kemi krijuar çdo të keqe e shumë pak të mira!!!!

Na falni, e vetëmja gjë që mund të bëjë tani është vetëm të ju them: NA FALNI! 😥

Shkruar nga Agron Veseli.

 

Kapiteni i Danimarkës flet për përballjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Danimarkën të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kombëtarja e Danimarkës do të jetë mysafire e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen miqësore të 21 marsit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Kosova do ta nisë kampanjën kualifikuese të Kampionatit Evropian 2020 më 25 mars me duelin ndaj Bullgarisë, por paraprakisht djelmoshat e trajnerit Bernard Challandes do të kenë punë këtë të enjte me danezët, të cilët më pas do të luajnë edhe me Zvicrën në eliminatoret e Evropianit.

“Ndihem mirë që do të luajmë kundër tyre. Duhet t’i përgatisim disa mekanizma dhe detaje dhe duhet t’i përmirësojmë gjërat. Nuk kemi luajtur qe një kohë të gjatë së bashku dhe duhet të jemi të komponuar sa më mirë. Prandaj, do të jetë mirë ta bëjmë një test të tillë”, u shpreh futbollisti i Sevillas.

Kjo do të jetë përballja e parë e Kosovës në vitin 2019 pasi e kaloi një vit fantastik në 2018-ën, të cilin e mbylli pa humbje duke u treguar mjaft e suksesshme në Ligën e Kombeve.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës do të zhvillohet të enjten duke filluar nga ora 19:00.

4:0 Kosovë, të lumtë – fitore për histori

Kosova i ka dhënë fund dilemës së fituesit të Grupit 3 të Ligës D. Ata i kanë dhënë fund vitit 2018 pa asnjë humbje dhe sonte e deklasuan Azerbajxhani më rezultat të thellë 4-0. Në këtë fitore të Kosovës shkëlqyen të gjithë, por kryefjala e ndeshjes ishte Arbër Zeneli

Kjo Kosovë është e mrekullueshme.

Një vit pa humbje, një vit me plot ndeshje të bukura, një vit që do të mbahet mend gjatë, kur Kosova fillon një rrugëtim të gjatë për në Euro 2020, ku ëndrra e 4 gjenaratave po shkon drejt bërjes realitet.

Nga mesi i fushës kur gjyqtari francez Benoît Millot, Kosova fillojë sulmin dhe menjëherë treguan dhëmbët para azerëve.

Ishte Arbër Zeneli që merr një top të mirë nga Kololli dhe me stilin e tij shënon golin e parë për Kosovën në minutën e dytë të ndeshjes.

Pas golit, Kosova e kontrollonte tërësisht ndeshjen duke mos i lënë hapësirë fare Azerbajxhanit pavarësisht se sulmoi njëherë në minutën e 40’të, por portieri i talentuar i Kosovës bëri një pritje që do të mbahet mend gjatë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0 dhe spektakli vazhdoi në pjesën e dytë.

Ashtu si në pjesën e parë, Zeneli përsëri ishte në element. Merr një top të mirë nga Muriqi dhe pasi merr, lirohet dhe del ballë për ballë me portierin azer Agayev duke shënuar përsëri në krahun e djathtë të portës. Minuta e 50’të dhe Kosova po avanconte 2-0, përsëri me golin e Zenelit.

Kosova vazhdonte kontrollin e ndeshjes.

Së ishte kështu, fatin e kësaj ndeshje e vendosi një tjetër talent, Amir Rrahmani për të shënuar golin e tretë.

Ishte një gol taktik, i ushtruar në stërvitje ku pas krosimit të Kolollit Rrahmani shënon me kokë në minutën 61’të.

E kush mund ta përfundonte këtë takim më mirë se ai që e nisi, Arbër Zeneli.

Në minutën e 76’të, ishte prapë ai që shënoi, pikërisht ai prapë në këndin e njëjtë të portës.

Me këtë fitore, Kosova e fiton Grupin 3 dhe gjysmëfinalen në Ligën e Kombeve për vendet e para në grupet e Ligës D.

Po ashtu ajo promovohet në Ligën C te Kombeve për edicionin e saj të ardhshme. Në gjysmëfinale të Ligës D, Kosova do të përballet me Maqedoninë.

Mediat malteze lavdërojnë Kosovën, shikoni se çfarë kanë shkruar për përfaqësuesen tonë

Kosova ka mposhtur Maltën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme në rrugëtimin drejt EURO 2020.

Mediat malteze kanë lavdëruar tejmase kombëtaren tonë, derisa kanë folur edhe për secilin lojtar shkruan Klan Kosova.

Më poshtë e keni analizën e plotë të tyre pas ndeshjes:

Më poshtë keni raportimin e ‘Malta Times’: Një periudhë e shkurtër pozitive në pjesën e dytë nuk mjaftoi për kombëtaren e Maltës pasi që një paraqitje komanduese nga Kosova ua mundësoi atyre fitoren prej 3:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Rezultati la Maltën në fund të Grupit D3 me vetëm një pikë dhe me një tjetër ndeshje si mysafir brenda dy ditësh, kundër Azerbejxhanit, një përfundim në pozitën e fundit, ku Farrugia nuk do ta ketë në dispozicion Michael Mifsudin në formacion i cili u përjashtua nga loja. Kërcënimi më i madh nga Kosova ishte Edon Zhegrova, që luan te Genk, pasi që aftësitë e tij dribluese dhe ritmi i shpejtë ia mundësuan Kosovës që të ketë avantazh numerik në çerekun e tretë të lojës. Nuk ishte befasi që goditja e parë e Kosovës në portë erdhi nga këmbët e Zhegrovës, pas 12 minutash. Lojtari i Genkut mundi me vrapim markuesin e tij, dhe lansoi një goditje të ulët nga tehu i zonës por Andrew Hogg ishte i vëmendshëm aq sa ta eliminojë rrezikun. Presioni i Kosovës po rritej dhe ishte çështje kohe kur ai do të përvidhej prapa vijës së mbrojtjes malteze. Valon Berisha e provoi fatin e tij nga goditja e lirë prej një distance të afërt, por u mohua nga Hogg. Momente më vonë, Mërgim Vojvoda depërtoi një vijën e fundit të Maltës, por Hogg-u i nxituar ia arriti që ta largojë rrezikun. Sidoqoftë, Kosova realizoi pas gjysmë ore përmes Benjamin Kolollit, i cili shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar. Me një sens shumë të mirë të pozicionimit, Berisha i Lazios liroi Kolollin i cili u fut në zonë dhe nga një kënd i ngushtë nguliti topin pas kujdestarit maltez. Vendësit do të ndjeheshin keq që nuk e kishin shtuar epërsinë në pjesën e parë pavarësisht një morie rastesh, në veçanti përpjekjes së Zhegrovës i cili goditi shtyllën para se topi të dërgohej jashtë vijave për rivënie nga këndi. Turma kosovare kishte menduar se ekipi kishte dyfishuar avantazhin pak para fishkëllimës për fundin e pjesës së parë, kur Vedat Muriqi dërgoi topin në portë, sidoqoftë goli ishte anuluar shkaku i një pozicioni jashtë loje teksa Malta i kreu 45 minutat e parë me disavantazh pre një goli ndaj Kosovës. Në pjesën e dytë, fjalimi frymëzues i Ray Farrugia pati një ndikim të menjëhershëm pasiqë ekipi u duk të jetë transformuar. Në fazat e para, lojtarët e Maltës po mbulonin më shumë pjesë në fushë posaçërisht anash, e që ishin ekspozuar nga presioni nxitues i Kosovës, dhe dukeshin më të qartë në top. Juan Corbalan që luan për Gzira United dukej më i gjallërishëm tani teksa po shënjestronte markuesit e tij në situata një-me-një, duke sjellë më shumë kurajo në ekipin e tij. Një kurajo e tillë lejoi Maltën që të barazonte në minutën e 52-të. Failla harkoi prej rivënies nga këndi ndërkaq Andrei Agius u ngrit lart për ta goditur me kokë me ç’rast dërgoi topin në rrjetë. Megjithatë, klubi i Challandes ia arriti që ta gjejë një mënyrë që ta bëjë turmën të shpërthejë në gëzim kur një devijim brenda zonës ia solli Muriqit topin në këmbë dhe ky i fundit, krejtësisht i vetëm në zonë, u kthye kah Hogg dhe goditi topin për tokë. Më shumë mjerim ishte rezervuar për Maltën pasi që 20 minuta para fundit, Mifsud u ndëshkua për të dytën herë. Dhjetë minuta para fundit, Kosova gjeti golin e tretë përmes Kolollit i cili shkrepi me të parën nga tehu i zonës për ta vulosur fitoren e vendësve teksa Malta u dënua me një tjetër disfatë.

Bujar Nishani;Jo rastësisht, ndër shekuj, kryengritjet për liri të shqiptarëve kanë nisur nga Kosova.

Porosia e ish presidentit Bujar Nishani të publikuar në statisin e tije të Facebook-ut!

————————————

Kosova nuk është çështje thjesht e një shteti por Kolona Kryesore e Sigurisë Kombëtare për shqiptarët.
Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë apo kudo qofshin ata, anekënd botës.

Jo rastësisht, ndër shekuj, kryengritjet për liri të shqiptarëve kanë nisur nga Kosova.

Ndaj Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve.

 

 

 

Ska datë për viza!

Ndonëse nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur qytetarët e Kosovës do të mund të lëviznin pa viza, ka thënë se dita e sotme shënon një diferencë të rëndësishme.

Gjithsesi, sipas tij, Kosova tanimë gjendet në metrat e fundit të rrugës saj drejt liberalizimit.

Avramopoulos ka thënë se: “Sot nga këtu po i thërras edhe Këshillin Evropian dhe Parlamentit që të lëvizin sa më shpejt që tu ofrojnë lëvizje të lirë qytetarëve kosovarë drejt Bashkimit Evropian”.