Home Teknologji Superkompjuteri i ri i SHBA/ 1 sekond llogaritje sa 6.3 miliardë vjet...

Superkompjuteri i ri i SHBA/ 1 sekond llogaritje sa 6.3 miliardë vjet për një njeri

27
0
SHARE

Superkompjuteri më i shpejtë në botë është amerikan. Rekordi i ri është vendosur nga SHBA pas 5 vitesh që mbahej nga Kina, kundërshtari më i fortë në teknologjinë informatike.

Kjo është arritur falë Summit, kompjuteri që në një sekondë është në gjendje të kryejë llogari matematikore, që një kompjuteri tjetër do t’i duheshin 30 vjet, ndërsa një njeriu plot 6.3 miliardë vjet për t’i përmbushur.

Departamenti i Energjisë Amerikane e ka bërë të ditur arritjen e fundit, ku theksohet se kjo makinë, që është më inteligjentja në botë, është operative pranë Laboratorit Kombëtar Oak Ridge.

Summit përdor aq energji sa do të mjaftonte për të furnizuar 8100 shtëpi, për lidhjen e tij janë nevojitur 185 milje kabull në fibër optike dhe sistemi është i pajisur me më shumë se 10 petabyte memorie.

Ky superkomputer i IBM duke nisur nga vitit i ardhshëm do të vihet plotësisht nën shërbim të shkencës, në kuadër të energjisë, mjekësisë, kimisë.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of