Home Magazina SUKSESI I RADHËS I DUA LIPËS, PJESË E FILMIT TË RI TË...

SUKSESI I RADHËS I DUA LIPËS, PJESË E FILMIT TË RI TË JAMES BOND!

86
0
SHARE

Prej disa kohesh është përfolur se Dua Lipa do të përfshihet në filmin e Daniel Craig, por tashmë është vendosur se ajo do të regjistrojë klipin e kolonës zanore për Jamës Bond.

Sipas mediave të huaja xhirimet nuk kanë filluar ende por videoklipi i kolonës zanore do të regjistrohet në fund të muajit gusht dhe në fillim shtatori, në Sassi di Matera dhe Marina di Pisticci në Itali.

Në anën tjetër Dua Lipa është shumë e lumtur që është përzgjedhur për këtë edhe pse ende nuk ka filluar të punojë me këngën.

Rikujtojmë se kolonat zanore të filmit të James Bond janë realizuar nga emra të njohur Si Sam Smith, Adele, Jack White dhe Chris Cornell.

Është i sigurt fakti që fansat e Duas mezi po presin realizimin e kolonës zanore, dhe përfshirja në këtë projekt do ta bëjë akoma më të njohur në të gjithë botën. Plus që nuk është keq të kesh në CV-në tënde kolonën zanore për një nga filmat më të famshëm në industri.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of