Ballina, Lajme, Shqipëri

Studentët nuk ndalin protestat, shtojnë kërkesat e tyre

Studentët kanë paralajmëruar se do të mbajnë një tjetër protestë.

Ndërkohë ata kanë shtuar kërkesat e tyre. Ish zv. ministri i Arsimit Taulant Muka përmes një postimi në Facebook bën me dije se kërkesat e studentëve janë shtuar.

Ai ka publikuar 18 kërkesa, ndërsa shprehet se janë hartuar nga akademikët shqiptarë që punojnë në disa nga universitetet më të mira në botë, dhe po ja drejtojnë kërkesat në një letër komisionit europian!

E plotë:

Studentët sot janë forca, e ardhmja varet nga ju! Ja çfarë duhet të shtoni në kërkesat tuaja sot për të sjellë ndryshimin e madh në dije!! Kërkesat janë përpiluar nga akademikët shqiptarë që punojnë në disa nga universitetet më të mira në botë, dhe po ja drejtojnë kërkesat në një letër komisionit europian!

1.Ulja e tarifave; tarifat e studimeve në vendin tonë janë më të lartat në Europ

2.Rritja e buxhetit dhe mundësia për kredi studentore me interes zero

3. Karta e studentit dhe zbritje të çmimeve në transportin publik dhe fusha të tjera.

4.Përmisimi i infrastrukturës në Universitete dhe Konvikte me teknologji dhe kushte europiane; duke përfshir, ngrohje, ftohje, tualete, laboratorë, dhoma leximi dhe akses në revistat shkencore

5.Reformimi i Akademisë së Shkencave. Kriteret për anëtarët e Akademisë së Shkencave duhet të përfshijnë një numër minimal botimesh në revista shkencore ndërkombëtare të indeksuara ne Ëeb of Science (SCI, SCIE, SSCI) dhe libra te botuara në botues pasi kane kaluar oponencën (peer-revieëed).

6.Të ngrihet një komision me ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë për të verifikuar dhe vlerësuar legjitimitetin e titujve akademikë të dhënë në 10-20 vitet e fundit.

7.Prezantimi dhe zbatimi i masave dhe mekanizmave të kontrollit të plagjiaturës në çdo IAL

8.Publikimi i të gjithë profilit përkatës akademik të stafit akademik në të gjitha universitetet shqiptare. Aktualisht, pak staf akademik publikon CV-në e tyre në faqen e internetit të universiteteve shqiptare.

9. Vendosja e kritereve të reja për rektorët, dekanët, drejtuesit e departamenteve dhe krerët e komisioneve që akordojnë tituj akademikë për të pasur dokumentacion të punës shkencore në revistat e indeksuara (SCI, SCIE, SSCI) dhe në bazë të kritereve ndërkombëtare. Për shembull, kandidatët për pozita të tilla mund të jenë akademikë, të cilët së paku kanë një publikim si autori i parë dhe i fundit në revista me një faktor impakti mbi një prag (varësisht nga fusha e kërkimit), ose një indeks H mbi 5-15 varësisht nga fusha e kërkimit.

10.Të monitorohet ndarja e titujve të rinj akademikë në të gjitha nivelet (Doktoraturë, Profesorë të Asociuar dhe Profesorë) në lidhje me ligjet, rregulloret dhe me udhëzimet e pajtuara të Etikës së Kërkimit dhe Integritetit.

11.Rishqyrtimi i kritereve të reja ligjore për tituj akademik të botuar në shkurt të vitit 2018 nga qeveria aktuale. Kriteret e reja ligjore nuk sigurojnë meritokraci në ndarjen e titujve akademikë. Veprimi veçanërisht i ngjashëm i organizimit të një konference për botimin e një artikulli në revista me faktorë impakti ose vendosjen e kritereve të ngjashme për çdo departament pavarësisht nga fusha e kërkimi. Kjo është një praktikë që nuk gjendet gjetkë në Universitetet e BE-së.

12. Një fushatë gjithëpërfshirëse nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për të informuar dhe bërë akademikët Shqiptarë më të vetëdijshëm në lidhje me revistat grabitqare (Fake). Ministria mund të publikojë çdo vit një listë të revistave të indeksuara ne Ëeb of Scince dhe te inkurajoj shkencëtarët shqiptarë të publikojnë punime shkencore për të fituar tituj akademikë.

13.Inkurajimi i politikave të thirrjes se trurit (brain gain) dhe krijoni stimuj që mund të ndalojnë largimin trurit, ruajtja e burimeve ekzistuese njerëzore dhe për të tërhequr shkencëtarët shqiptarë që studiojnë dhe punojnë jashtë vendit por qe janë te gatshëm për të punuar në Shqipëri.

14.Ofrimi ose integrimi i bursave dhe granteve aktuale të doktoratës dhe kërkimit shkencor për kualifikimin e mëtejshëm të studentëve / akademikëve premtues shqiptarë për t’u kualifikuar në një fushe specifik me kusht për t’u kthyer dhe për te dhënë kontributin e tyre për disa vite në Shqipëri.

15.Krijimi i udhëzimeve etike dhe hulumtuese të sjelljes jo te mire si dhe nje organi monitorues (p.sh. Komiteti Etik Kombëtar). Duhet të vendosen udhëzime dhe institucione të përcaktuara me ligj, për të monitoruar ose ndjekur rastet e mundshme të sjelljes jo te mire në të ardhmen.

16.Sigurimi i qasjes në revistat shkencore dhe mbështetje financiare për te botuara ne revista me akses te plote ‘’Open Aaccess’’, te indeksuara ne Ëeb of Science .

17.Organizimi I trajnimeve dhe kurrikulave ne lidhje me shkrimin akademik si dhe për shkrimin, leximin dhe komunikimin punimeve shkencor ne përgjithësi. Përmirësimi I kurrikulave ekzistuese ne ato raste kur ekzistojnë.

18.Vëzhgim me raportime periodike (ndoshta raporte vjetore) nga Ministria për sjellje të pahijshme dhe integritet të kërkuesit shkencor.

19.Mbështetje për krijimin e revistave akademike ‘’peer revieë’’ në Shqipëri.

20.Themelimi i Këshillit Shqiptar të Doktoratës (KSHD) si një shoqatë e pranuar ligjërisht nga universitetet në Shqipëri me misionin për të siguruar një forum për universitetet shqiptare për të artikuluar nevojat dhe mendimet e tyre në lidhje me: trajnimin e doktoraturës dhe kërkimin shkencor, arritjen e konsensusit në çështje të ndryshme, (p.sh. bursat plus shpenzimet e kërkimit shkencor) për studentët e doktoraturës ndërmjet dy universiteteve dhe për dhënien e doktoraturës ose titujve akademikë. Vlene për të diskutuar dhe propozuar parimet dhe formulën e Ministrisë për nevojat dhe shpërndarjen e granteve të financuara nga qeveria, zhvillimi dhe mbajtja e një bazë të dhënash standarde dhe të azhurnuar publike dhe transparente të gjitha shkollave të doktoraturës, supervisoreve dhe studentëve të doktoraturës në Shqipëri.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads