Home Ballina Stoltenberg telefonon Haradinajn, ia përsërit qëndrimin kundër formimit të Ushtrisë

Stoltenberg telefonon Haradinajn, ia përsërit qëndrimin kundër formimit të Ushtrisë

58
0
SHARE

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot ka telefonuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn, dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, për ti njoftuar me rezultatin e takimit të djeshëm të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku është diskutuar edhe për nismën për krijimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

“Unë nënvizova se si Beogradi dhe Prishtina duhet të tregojnë qetësi dhe përmbajtje, dhe të shmangin çfarëdo deklarate dhe veprim që mund të jetë provokuese”, ka thënë Stoltenberg.

Stoltenberg ka thënë se ia ka përsëritur edhe një herë kryeministrit Ramush Haradinaj se nisma për transformimin e FSK-së në Ushtri është një veprim i paarsyeshëm dhe është kundër rekomandimeve të shumë aleatëve të NATO-s.

“Me Haradinajn diskutuam edhe për planin që të ecët përpara me transformimin e FSK-së në Ushtri. Unë e theksova se një veprim i tillë është i paarsyeshëm dhe është kundër rekomandimeve të shumë aleatëve të NATO-s, dhe mund të ketë pasojë negativa për perspektivën e Kosovës për integrim euroatlantik”, ka thënë Sekretari Gjeneral i NATO-së, raporton Gazeta Express.

Stoltenberg ka thënë se me Haradinajn kanë folur edhe për faktin se si NATO do të duhet shqyrtojë nivelin e angazhimit në Kosovë, në rast se ndryshohet mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ka treguar edhe për bisedën që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksadner Vuçiq, të cilit i ka kujtuar nevojën për zbutjen e tensioneve.

“U kujtova të dyja palëve se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja, mes Prishtinës dhe Beogradit, është e vetmja mënyrë për të sjellë paqe dhe stabiliteti të qëndrueshëm në rajon. NATO mbetet e angazhuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës përmes misionit paqeruajtës të KFOR_it, i mandatuar nga OKB”, ka përfunduar Stoltenberg.

Të njëjtat dekalrata për Ushtrinë, Stoltenberg i ka bërë dje pas përfundimtit të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of