Home Futboll Statistikat e golave të shënuara nga kosovarët në Serie A

Statistikat e golave të shënuara nga kosovarët në Serie A

21
0
SHARE

Një përdorues në Reddit i ka grumbulluar të gjitha të dhënat në uebasjtin ndërkombëtar sportiv Transfermarkt dhe i ka publikuar statistikat e golashënuesve më të mirë në Serie A, ndarë në bazë të vendit të origjinës.

Në mesin e vendeve që shfaqen për kontributin e sportistëve në Serie A është edhe Kosova dhe Shqipëria. Për të dyja vendet, si golashënuesi më i mirë konsiderohet ish-futbollisti Riza Lushta, transmeton Gazeta Express.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, katër futbollistë të Kosovës kanë luajtur në Serie A dhe ata kanë kontribuar me gjithsej 75 gola. Të gjitha këto gola janë shënuar nga pikërisht mitrovicasi Lushta.

Në anën tjetër, futbollistët nga Shqipëria kanë traditë më të gjatë në Serie A. Trasnsfermarkt tregon se 14 futbollistë kanë shënuar gola në ligën e nivelit të parë të futbollit në Itali dhe kanë kontribuar me 202 gola. Golashënuesi më i mirë është regjistruar Lushta edhe për Shqipërinë.

Por, kush është Riza Lushta?

75 vjet më parë, shqiptari Riza Lushta ishte njeriu kyç që i dha Juventusit Kupën e Italisë, e dyta për klubin mbas asaj të vitit 1938. Në sezonin e tij të parë, Lushta realizoi vetëm nëntë gola, por në sezonin 1941-1942 i shënoi plot 16 gola dhe në atë pasardhës i realizoi 17.

“Sezoni i 1941-42 ishte shumë pozitiv për mua. Edhe pse përfunduam në vendin e gjashtë, por me 16 golat e shënuar, duke u bërë kështu golashënuesi numër një bardhezi, më pas shënova 17 gola të tjerë”, – ka deklaruar ai në atë kohë për revistën “Sentimenti III”.

“Si erdha te Juve? Ishte diçka e bukur. Erdha rastësisht. Unë isha në Bari dhe në maj të vitit 1940, u ndeshëm me Juventusin, duke e mundur 2-1, me një golin tim. Atë ditë në tribunë ishte Borel. Ai më ndoqi me vëmendje, duke pyetur edhe se sa paguhesha. Edhe Venezia me Fiorentinën më kërkonin, por presidenti i asaj kohe Konti De La Forest këmbënguli shumë për mua” – është shprehur Lushta.

Djaloshi nga Mitrovica fitoi me Juventusin Kupën e Italisë në vitin 1942, duke qenë edhe shënues dhe hero në finale kundër Milanit. Kuqezinjtë u mundën 4-1, dhe Lushta realizoi tre gola spektakolarë. Ja si e kujton Riza Lushta atë ditë: “Ah çfarë dite! Shënova tri herë unë. Më pas shënoi ‘Ciçio’ Sentimenti me penallti. Pastaj nuk kishim ç’të vuanim më.

Luaja në krah dhe nuk limitohesha të vrapoja kudo dhe të merrja topin. Jam krenar që luajta përkrah legjendave si Meazza, Borel, Locatelli, etj. Dhe mbi të gjitha me Gabetton dhe Colaussin. Me atë mbrotje që kisha pas krahëve, ishte e natyrshme të shënoim aq shumë të gjithë në sulm, Parola ishte i jashtëzakonshëm”, – kështu e mbyll intervistën Lushta, që luajti 95 takime me fanellën bardhezi, duke shënuar 55 gola.

Më 1940, Lushta u thirr për stërvitje nga Kombëtarja italiane, asokohe dy herë kampione e botës, por vetëm kaq…

Ai e mbylli karrierën si futbollist në vitin 1953 pas një sërë aventurash në kategoritë inferiore në Itali dhe do të vendosej në Torino për të jetuar, ku edhe ndërroi jetë në vitin 1997 në moshën 80-vjeçare. Në nder të Riza Lushtës, stadiumi i Mitrovicës, vendlindjes së tij, mban këtë emër. 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of