Home Futboll Spalletti: Për Skriniarin do t’i ofroja 120 milionë euro po të isha...

Spalletti: Për Skriniarin do t’i ofroja 120 milionë euro po të isha Barça, 140 po të isha Real Madridi

50
0
SHARE

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, pretendon se mbrojtësi i skuadrës së tij, Milan Skriniar, vlen së paku 100 milionë euro, por ka shtuar se Barcelona do të duhej t’i shtonte 20 milionë, ndërsa Real Madridi 40 milionë euro për të.

Interi arriti të sigurojë një barazim me rezultat 1-1 në ndeshjen kundër Barcelonën mbrëmë në San Siro për Ligën e Kampionëve. Kapiteni i zikaltërve arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 87-të, transmeton Gazeta Express.

Skriniar u lavdërua për paraqitjen e tij në këtë ndeshje, pasi që kishte qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm që kontribuuan për ta mbajtur Barcelonën më të heshtur. Spalleti e bëri të qartë se klubet rivale do të duhet të shpenzojnë shumë para për ta blerë mbrojtësin.

“Sa vlen Skriniar? 100 milionë euro. Nëse do të isha Barcelona, do të bëja ofertë prej 120 milionë eurosh dhe do të thosha: ’20 milionë eurot janë bakshish’. Nëse do të isha Real Madridi, do t’i ofroja 140 milionë euro, prej të cilave 40 do të ishin bakshish”, ka thënë Spalletti.

Interesim për mbrojtësin e Interit ka shprehur edhe Manchester Unitedi, pasi që trajneri Mourinho, i cili kishte qenë një kohë trajner i zikaltërve, e ka synim ta blejë një qendërmbrojtës, gjë të cilën e kishte kërkuar edhe gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of