Ballina Lajme Kosovë Spahiu sërish me deklaratë skandaloze: Sllobodan Millosheviçi ka prejardhje shqiptare

Spahiu sërish me deklaratë skandaloze: Sllobodan Millosheviçi ka prejardhje shqiptare

289
0
SHPËRNDAJE

Nexhmedin Spahiu njihet për deklaratat e tij skandaloze duke ndezur debate të shumta.

E fundit ishte ajo rreth datëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, deklaratë kjo që nxiti reagime të shumta ku kapaku iu vu nga nipi i komandantit Bekim Jashari, i cili paraqiti sot dokumente të shumta që dëshmojnë 28 nëntorin si datën e lindjes së Adem Jasharit, shkruan gazeta online Veriu.info

Para disa ditësh Nexhmedin Spahiu kishte paraqitu edhe një lajm tjetër pompoz në rrjetin social Facebook, ku thoshte se Sllobodan Millosheviq ishte me prejardhje shqiptare, por kjo deklaratë kaloi tërësisht në heshtje nga opinioni publik.

Sipas tij, fisi Vasojevic del të jetë degë e sllavizuar e fisit shqiptar Hoti. Këtij fisi i takon ish lideri serb Slobodan Millosheviç.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments