Ballina Ballina Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz

Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz

333
0
SHPËRNDAJE

Sot përfundon manifestimi gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Aktivitetet e shënuara më 5, 6 dhe 7 mars, janë në 20-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Në ditën e tretë të Epopesë, dhe e fundit, duke filluar nga ora 18:00, fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Pas ndezjes së flakadanëve, vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturo-artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments