Home Futboll Solskjaer: Spekulimet për Pochettinon janë për një arsye

Solskjaer: Spekulimet për Pochettinon janë për një arsye

60
0
SHARE

Trajneri aktual i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se spekulimet për Mauricio Pochettinon janë duke ndodhur për një arsye, i cili mund të bëhet trajner i “Djajve të Kuq” në verën që vjen.

Unitedi do të luaj të dielën në “Wembley” ndaj Tottenhamit në kuadër të Premierligës, dhe pritet  të jetë një test për norvegjezin, transmeton Gazeta Express.

Solskjaer dëshiron që të mbetet në “Old Trafford” edhe pas përfundimit të këtij stinori, pasi deri më tani i ka fituar te pesë ndeshjet e para, që prej se erdhi në vend të të shkarkuarit, Jose Mourinhos.

“Ai ka bërë një punë të shkëlqyer”, tha Solskjaer për Pochettinon.

“Spekulimet po ndodhin për një arsye. Nuk është puna ime që të vlerësoj trajner të ndryshëm. Fokusi është tek unë dhe ekipi im”.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of