Ballina Lajme Skandaloze: Oligarku Bujar Musa, themeluesi i Gazetës Express, tentoi t’i pastrojë 1...

Skandaloze: Oligarku Bujar Musa, themeluesi i Gazetës Express, tentoi t’i pastrojë 1 milion dollarë false në kazinotë amerikane (Dokument)

249
0
SHPËRNDAJE

Oligarku i listës së zezë amerikane, Bujar Musa, pas vetës ka lënë shumë gjurmë të thella të mashtrimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rasti i IPKO-s, ku ai bashkë me dy partnerët e tij, Ekrem Llukën dhe Akan Ismailin kanë mashtruar, gjithsesi se nuk është i vetmi për të, transmeton IndeksOnline.

Oligarku Bujar Musa ka mashtruar madje edhe në hapat e parë të karrierës së tij biznesore në SHBA, duke u përfshirë në një komplot të madh të mashtrimit nëpër lojërat e fatit në Atlantic City, Nju Xhersi dhe Las Vegas, me kartëmonedha të falsifikuara.

IndeksOnline ka siguruar një dokument zyrtar të Gjykatës së Qarkut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Qarkun e Nju Xhersit, dosja kriminale Nr. 95-cr-00681-1, 95-cr-00681-6, ku përshkruhet aktiviteti kriminal i grupit ku bënte pjesë edhe Bujar Musa, në vitet e 90-ta, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bashkë me këtë grup të madh kriminal, Bujar Musa ishte zënë nga shërbimet sekrete amerikane duke shitur, shkëmbyer, transferuar, dorëzuar, kaluar, fshehur dhe mbajtur në zotërim rreth 1 milion dollarë në kartmonedha të falsifikuara, me të cilat kishin mashtruar nëpër lojëra të fatit atje.

Pikërisht në përvjetorin e pavarësisë së SHBA-së, më 4 korrik 1995, tanimë oligarku Bujar Musa, së bashku me disa miq të tij, të mbikëqyrur në vazhdimësi nga shërbimi sekret amerikan, ishin kapur nga kamerat e lojërave të fatit në Las Vegas duke mashtruar me kartëmonedha false, me të cilat brenda një periudhë të shkurtër kishin arritur të mbledhin hiq më pak se 325 mijë dollarë amerikanë.

Vetëm në Las Vegas, shërbimi sekret amerikan kishte identifikuar 79 mijë dollarë të falsifikuar direkt nga Bujar Musa dhe miku i tij James Taftsiou.

Ky grup kriminal, monedhat e falsifikuara i fuste në aparatet e lojërave të fatit, duke kërkuar nga aparatet që t’ua kthejnë paratë në formë të zhetonëve, që pastaj i këmbenin për para në kazino.

Sipas këtij dokumenti zyrtar amerikan, grupi kriminal pjesë e të cilit ishte edhe Bujar Musa, paratë e falsifikuara kishin arritur t’i zëvendësonin me monedha origjinale.

Bashkë me dy oligarkët e tjerë, Ekrem Lluka dhe Akan Ismaili, Bujar Musa ka mashtruar edhe me 15 milionë euro në rastin e futjes në treg të telefonisë IPKO, pasi nuk i kanë paguar fare këto mjete financiare në emër të garancionit bankar. /IndeksOnline/

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments