Home Lajme SKANDALOZE: ISH-KËSHILLTARI I HASHIM THAÇIT VOTOI KUNDËR LIBERALIZIMIT TË VIZAVE

SKANDALOZE: ISH-KËSHILLTARI I HASHIM THAÇIT VOTOI KUNDËR LIBERALIZIMIT TË VIZAVE

49
0
SHARE

Një prej deputetëve të Parlamentit Evropian që ka votuar të enjten kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, është ish-këshilltari i Hashim Thaçit, francezi Arnaud Danjean, raporton Insajderi

Danjean, një agjent francez i shërbimit sekret ka shërbyer për disa vjet rresht për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi si këshilltar. Ai për herë të parë në Kosovë ka ardhur në vitin 2002 si pjesëtar i UNMIK-ut. Pas përfundimit të misionit, ka shërbyer si këshilltar i Thaçit që nga koha kur presidenti aktual ishte në opozitë.

Danjean, ka qenë njëri i afërm me Shërbimin Informativ të Kosovës, (SHIK) i udhëhequr nga Kadri Veseli. Ai është një nga njerëzit më të përfolur për lidhje të shumta me Serbinë.

Të enjten, Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën, duke i hapur rrugë heqjes së vizave dhe dhënies fund të izolimit të kosovarëve të cilët janë të vetmit në Ballkan që nuk mund të lëvizin pa viza brenda zonës, “Schengen”.

Arnaud Danjean, është zbuluar nga vetë ish-shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të televizionit francez Canal +. Ai pretendonte se edhe vetë Thaçi ka qenë i rekrutuar nga shërbimi francez.

Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit, ishte i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë, Oficer Hulumtues për Çështje të Ballkanit. Po ashtu, dokumentari zbulonte se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është furnizuar me armë nga Parisi. Në intervistën për këtë televizion,Thaçi kishte thënë se Franca e ka ndihmuar popullin e Kosovës por jo atë personalisht./Insajderi.com

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of