Futboll, Sport

Simeone: Jam i lumtur për trofeun, kemi punuar shumë vit pas viti

Diego Simeone ka folur pas triumfit të Atletico Madridit në Ligën e Evropës.

Atletico Madridi ka fituar finalen e Ligës së Evropës, pasi ka mposhtur Marseillen me rezultat të pastër 3-0 dhe kjo e ka bërë të lumtur trajnerin Simeone.

“Unë jam i lumtur me këtë arritje”, ka thënë fillimisht Simeone për mediat pas finales së fituar.

“Ne kemi punuar shumë mirë vit pas viti, kemi qenë pranë titujve gjithmonë, me dy finalet e humbura të Ligës së Kampionëve”.

“Sot (e mërkurë) kemi pasur mundësinë për të fituar dhe kemi bërë një pjesë të dytë shumë të fortë”.

Simeone nuk pati mundësi ta udhëheq skuadrën nga bankina shkaku i suspendimit, por tha se kjo nuk kishte rëndësi pasi ai dhe lojtarët njihen shumë mirë.

“Ne kemi punuar së bashku për gjashtë vite dhe kam shumë besim tek lojtarët”.

“Edhe nëse jam në shtëpi apo në hotel, ata bëjnë të njëjtën gjë”, përfundoi El Cholo.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads