Home Lajme Si u zhduk kjo video dhe etiketimi ‘kinez’ nga fjalori i Ramës

Si u zhduk kjo video dhe etiketimi ‘kinez’ nga fjalori i Ramës

27
0
SHARE

Kur Tritan Shehu, në atë kohë deputet i PD, publikoi disa foto me flamujt kinezë para aeroportit të Rinasit, shumica e mediave në vend i dedikuan faqen e parë. E vetmja që nuk reagoi, ishte qeveria shqiptare. Sipas Shehut, dukej e papranueshme që në Rinas, të huajt të mirëpriteshin nga flamujt e Kinës.

U deshën të kalojnë disa muaj dhe një grabitje në Rinas tronditi jo vetëm Shqipërinë, por mbarë Europën. Vendi më i sigurt në Shqipëri ishte plaçkitur nga njerëz të armatosur rëndë, madje edhe me eksploziv.

Atëherë kur pritej së paku ndonjë dorëheqje në nivele të larta, qeveria e gjeti armikun. Sipas saj, fajin e ka koncesionari kinez. Kaq shumë e theksuan fjalën ‘kinez’ kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij, sa online shpërthyen memet. Dikush i bëri thirrje qeverisë që të mos luajë me emrin e Kinës, pasi ajo është vetëm një kompani si shumë të tjera. Madje offshore.

Dhe pak orë pasi ministrja Belinda Balluku tha se ndjehej e bezdisur nga flamuri kinez, mbrëmjen e shkuar kryeministri Edi Rama u shfaq krejt i nënshtruar përpara as më shumë e as më pak, por kryeministrit kinez, Li Keqiang.

I përulur përpara tij në Dubrovnik të Kroacisë, teksa i shpjegon me duar e këmbë diçka, ai duket shumë ndryshe nga Rama që kishim parë disa orë më përpara. Ndërsa Rama flet, në sfond dëgjohet dikush që thotë “kjo është shumë më mirë edhe se Këshilli Europian”. Jo më kot para disa kohësh, dr. Martin Henze i CDU e kritikoi qeverinë shqiptare se po i bën karshillëk BE-së, duke negociuar sektorët nevralgjikë të ekonomisë me kinezët.

Fjala ‘kinez’ u zhduk nga qarkullimi i qeveritarëve dhe pyetja që lind është e thjeshtë: Pse Rama e përdori kaq shumë kur e dinte se do ‘zbythej’ përpara kryeministrit kinez, në një samit që ishte i planifikuar?

Videoja e hedhur nga Rama me nxitim në Instagram, tani është zhdukur njësoj si fjala ‘kinez’ e përdorur me përbuzje nga qeveria, edhe pse Mapo e risjell më poshtë.

Ajo nxjerr në pah se sa gjëra mund të bëjë Rama vetëm për manovra në opinionin publik duke tentuar që të na shesë disa gjëra për ‘mall kinez’, kur i vetmi mall i skaduar është qeverisja e tij.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of