Home Jetë Si të puthni një burrë në mënyrë që të mos harrohet asnjëherë

Si të puthni një burrë në mënyrë që të mos harrohet asnjëherë

75
0
SHARE

Puthja është një mënyrë për të shfaqur afeksion që të jep shumë kënaqësi. Madje është provuar shkencërisht që siguron një afrim më të madh emocional mes çifteve sesa intimiteti fizik. Gjithashtu thuhet se njerëzit e mbajnë mend puthjen e tyre të parë shumë më mirë dhe e kanë më të gjallë sesa përvojën e parë seks. uale. Por si ta bëni një puthje të paharrueshme? Këtu keni katër detaje të thjeshta që do ju vijnë në ndihmë.

-Bëni diçka me duart tuaja- Ata nuk duhet të varen si një kamxhik. Gjatë një puthje, ju mund të përqafoni partnerin tuaj nga qafa dhe ta përkëdhelni me majat e gishtave tuaj. Mos harroni të ndryshoni pozicionin e duarve, vendosni ato në anën e pasme ose në fytyrën e djalit dhe prekeni butësisht atë.

-Krijo një atmosferë- Zgjidhni një vend të përshtatshëm ose krijojeni vetë atmosferën. Për shembull, ringjalleni dhomën tuaj me ngjyra të ngrohta dhe të buta. Gjithashtu mund të vini qirinj dhe ca trëndafila. Sigurisht nuk duhet të harroni që t’i ulni zërin telefonit.

-Kujdes me erën e gojës- Era e keqe e gojës, era e djersës apo parfumi i rëndë mund të prishin magjinë e puthjes. Puthja mund të ndodh papritmas dhe kudo, prandaj duhet të jeni përgatitur në çdo moment. Mos abuzoni me pijet alkoolike apo me ushqimet që iu lënë erë në gojë. Gjithashtu mbani me vete freskues për gojën.

-Merr frymë me hundë- Gjatë puthjes merrni frymë me hundë. Kjo jo vetëm që do të zgjasë shumë puthjen, por do ta bëjë edhe më të këndshme për partnerin. E nëse jeni mësuar që të merrni frymë përmes gojës, atëherë është koha që ta ndryshoni këtë zakon. Praktikoni mirë që më parë, në mënyrë që mos të ndjeni ndonjë shqetësim më vonë.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of