Ballina Lajme Botë Si i shau Demaçi policët serbë në Drenicë, kur i thanë je...

Si i shau Demaçi policët serbë në Drenicë, kur i thanë je komandant pa ushtri

383
0
SHPËRNDAJE

Se Adem Demaçi e kishte mundur vdekjen që herët dhe nuk frikohej prej serbëve, edhe nëse ata ishin kriminelë të armatosur, ky më nuk përbën lajm. Por një histori interesante e përballjes me policët serbë në vitin e rëndë 1998, në Drenicë në një postbllok ku ai i shau me nënë ata, sepse ia mohuan UÇK’në, e tregon publicisti Shkëlzen Gashi, e edhe vetë Demaçi.
Gashi, që ka shkruar kohë më parë një libër për Demaçin, tregon se si Baca ishte nxehë keq, kur në një postbllok në Drenicë e kishin ndaluar policia, dhe njëri prej tyre u kishte thënë kolegëve të vet, lëshojeni le të shkojë ku të dojë, se ky është komandant pa ushtri, përcjell gazetametro.net.

Kjo ngjarje kishte ndodhur kur Demaçi po shkonte të takohej me përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së.

Në verën e vitit 1998, Demaçi niset për në fshatin Likoc të Drenicës për t’u takuar me përfaqësuesit e ShP të UÇK-së. Policët sërbë, të stacionuar në punktin te udhëkryqi i fshatit Komoran të Drenasit, e ndalojnë. Komandanti i punktit policor, pas identifikimit, i spjegon Demaçit se nuk mund të shkojë asnjë metër më tutje, ngaqë jeta mund t’i vihet në rrezik”, tregon Gashi.

Më pas Demaçi bëhet nervoz shumë kur ja mohojnë ushtrinë, dhe pa iu trembur syri i shan ata dhe u thotë pse po piqeni në diell nëse nuk paska ushtri.

“Demaçi i kërkon komandantit sërb të mos shqetësohet fort për jetën e tij, por t’ia hapë rrugën. Komandanti i punktit shkon pak më tutje për t’u konsultuar me kolegët, njëri nga policët i drejtohet kolegut të vet: «Ej, čuo li si za ono, znaš, generala bez vojske?» (Hej, a ke ndi për atë, a e din, gjeneralin pa ushtri?). I nervozuar, Demaçi nxjerr gati gjysmën e trupit jashtë dritarës së veturës dhe me të madhe ia kthen: «A koju li ti pičku materinu svoju čuvaš ovde i pržiš se na suncu, ako ja nemam vojsku, je li?» (E kënd pidhin e nanës tande po e ruan ti këtu dhe po përzhitesh në diell, nëse unë s’paskam ushtri, hë?). Pasi marrin dokumentet prej komandantit të punktit, me gjithë insistimin e tij për rrezikshmërinë e udhës, Demaçi me shoqëruesit vazhdojnë tutje”, ndanë Gashi këtë fragment interesant, marrë nga libri i tij për Demaçin.

Më pas këtë ngjarje të incizuar, duke e treguar vet Demaçi e sjell Frashër Oseku, i cili e nxit Bacën që ta tregoj, duke e incizuar pa dijeninë e tij, pasi ai nuk kishte shumë qejf të mburrej me veprat e tij, edhe pse ato nuk hezitonte t’i tregonte në biseda private.

Shpërndaje
Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments