Jetë

Si divorcohen çiftet në Arabinë Saudite?

Një rregullore e re në Arabinë Saudite do t’u japë fund rasteve të divorceve pa dijeninë e grave. Gjykatave u është kërkuar që të njoftojnë me SMS në telefon gratë, të cilat duhet t’i informojnë për procesin e divorcit që zhvillohet ndaj tyre, dhe në këtë mënyrë ato do të japin konfirmimin e tyre.

Avokatet femra sugjerojnë se kjo rregullore e re do t’i japë fund divorceve të fshehta, rastet për të cilat burrat i japin fund një martese pa u traguar bashkëshorteve të tyre. Kjo rregullore do t’u mundësojë grave që të jenë plotësisht të vetëdijshme për statusin e tyre martesor. Shumë gra në Arabinë Saudite kanë bërë ankesa në gjykatë pasi kanë mësuar se befas ishin të divorcuara, dhe për këtë nuk kishin asnjë dijeni.

Kjo nismë e re thuhet se është pjesë e reformave ekonomike dhe sociale të nxitura nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, i cili kohët e fundit ka lejuar gratë që të drejtojnë makinat, të shikojnë ndeshje futbolli në stadiume dhe të punojnë në vende që tradicionalisht konsideroheshin si vende pune për burrat.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads