Home Ekonomi Shuhet pronari i Bitcoin, merr me vete pasurinë 190 mln $

Shuhet pronari i Bitcoin, merr me vete pasurinë 190 mln $

78
0
SHARE

Fjalëkalimi i një adrese personale është një prej sekreteve më të vyer, por kur ai fsheh brenda 190 milionë dollarë, sekreti merret me vete përgjithmonë.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në Kanada, ku themeluesi i një prej platformave më të rëndësishme të monedhave Bitcoin, ndërroi jetë në mënyrë të papritur, por nuk la pas thesarin e tij të kripto-valutës.

30-vjeçari Gerarld Cotten, drejtuesi i Quadriga CX, nuk kishte lënë asnjë gjurmë të llogarisë. Fjalëkalimin për të hyrë në industrinë e tij online nuk e dinte askush. Cotten kishte ngritur një sërë muresh sigurie për mbrojtjen e pasurisë së tij, një prej të cilëve dhe më kryesori, ishte aksesi vetëm nga kompjuteri i tij personal.

190 milionë dollarët që kishte në vlera të kriptuara humbën përgjithmonë. Valuta e kompjuterike nuk njihet si trashëgimi, kësisoj dryni i portofolit dixhital mund të hapet vetëm përmes fjalëkalimit.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of