Ballina Ballina Shqipëria nga Rruga e Kombit për çdo vit do të përfitojë miliona...

Shqipëria nga Rruga e Kombit për çdo vit do të përfitojë miliona euro (Video)

323
0
SHPËRNDAJE

Qeveria e Shqipërisë do të përfitojë rreth 12 milionë euro çdo vit nga taksa e vendosur për kalim në Rrugën e Kombit. Vetëm nga veturat, Shqipëria do të fitojë brenda një viti mbi 8.2 milionë euro, nga autobusët mbi 472 mijë euro, ndërsa nga kamionët mbi 3.67 milionë euro.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës, kanë treguar për Telegrafin se gjatë vitit 2017 në kufirin Kosovë-Shqipëri janë regjistruar mbi 2 milionë hyrje-dalje të automjeteve, kamionëve dhe autobusëve.

“Gjatë vitit 2017, në Kosovë nga pika kufitare e Vërmicës kanë hyrë 858,687 vetura dhe kanë dal 790,192, janë hyrë 22,787 autobusë ndërsa kanë dal 20,187. Edhe numri i kamionëve nuk është i vogël, gjithsej kanë hyrë 74,929 ndërsa kanë dal 84,683”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës, për Telegrafin.

Nga këto të dhëna, në pikën kufitare të Vërmicës, gjatë këtij viti janë regjistruar mbi 1.6 milion hyrje dhe dalje të veturave, përkatësisht 858,687 hyrje dhe 790,192 dalje. Nga këto hyrje dhe dalje nëse do të ishte paguar taksa siç është vendosur tani, prej 5 euro për një veturë atëherë do të grumbulloheshin mbi 8.2 milionë euro.

Gjithashtu, në këtë pikë janë regjistruar mbi 42 mijë hyrje-dalje të autobusëve, përkatësisht 22,787 hyrje dhe 20,187 dalje. Nëse llogarisim koston e tyre prej 11 euro, atëherë pritet të grumbullohen mbi 470 mijë euro.

Taksa e Rrugës së Kombit, për një drejtim për kamionët që janë me peshë mbi 7.5 ton do të jetë 23 euro. Në vitin 2017 nga pika kufitare e Vërmicës janë regjistruar mbi 159 mijë hyrje dhe dalje të kamionëve, apo 74,929 hyrje dhe 84,683 dalje. Nga totali i hyrjeve dhe daljeve të kamionëve pritet të grumbullohen mbi 3.6 milionë euro.

Pra, nga totali i hyrje dhe dalje të automjeteve, kamionëve dhe autobusëve brenda një viti pritet të jetë 11 milionë e 915 mijë euro.

Kurse nga 25 marsi ka nisur testimi i pagesës për autostradën. E nga 15 prilli i këtij viti, çdo kosovarë që shkon në Shqipëri me veturë duhet të paguaj 5 euro për shfrytëzim të autostradës në vetëm një drejtim. Ndërsa autobusët duhet të paguajnë 11 euro, kamionët e mesëm 16 euro e ata të rëndë 22 euro.

Ndërkaq banorët e Kukësit të shtunën kanë djegur pikat e pagesës për autostradë në shenjë pakënaqësie për vënien pagesës për kalim në Rrugën e Kombit edhe për ta.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments