Ballina, Botë, Lajme

SHPËRTHIMI I TUBACIONEVE TË GAZIT, NUMRI I VIKTIMAVE SHKON NË 39

39 persona kanë humbur jetën gjatë shpërthimit të tubacioneve të gazit në një bllok apartamentesh në Rusi. Këto janë shifta të konfirmuara nga policia pas kërkimeve në zonën thuajse të rrënuar totalisht.

Zyrtari Rus Alexandre Tchouprian tha se 38 nga 39 trupa janë identifikuar tashmë dhe nuk pritet që në Magnitogorsk të gjenden të tjerë.

“Shërbimet e emergjencës nuk kanë më c’të bëjnë këtu. Puna ka mbaruar”, tha Tchouprian për agjencinë e lajmeve Interfax.

Shpërthimi shkatërroi ndërtesën 10-katëshe në qytetin industrial rreth 1,700 kilometra në lindje të Moskës, të hënën. Blloku i epokës sovjetike ishte shtëpia e rreth 1,100 njerëzve, dhe shpërthimi shkatërroi 35 apartamente, duke lënë dhjetëra të pastrehë.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads