Home Lajme Shkup, flamuri i NATO-s ngritët para Qeverisë

Shkup, flamuri i NATO-s ngritët para Qeverisë

51
0
SHARE

Sot me fillim në ora 11:00 do të mbahet ceremoni solemne me rastin e ngritjes së flamurit të NATO-s përpara objektit të Qeverisë së Maqedonisë e cila së shpejti do ta bartë emrin “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Me rastin e kësaj ngjarje kryeministri Zoran Zaev, do të mbajë fjalim. Ndryshe, mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” tanimë është mënjanuar nga objekti i qeverisë. Këto shkronja janë larguar me qëllim që të shtohet edhe “E Veriut”, në pajtueshmëri me emrin e ri kushtetues të shtetit.

Pas Qeverisë pritet që të ndërrohet edhe tabela e Kuvendit, ministrive dhe institucioneve tjera shtetërore./Alsat

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of