Ballina ShowBiz Shkenca: Vishni rroba seksi për t’u dukur më inteligjente

Shkenca: Vishni rroba seksi për t’u dukur më inteligjente

508
0
SHPËRNDAJE

Femrat shpeshherë flasin se çfarë lloj rrobash duhet të veshin për t’u dukur më atraktive apo më të bukura.

Por tani ekspertët pohojnë se femrat që veshin funde të shkurta ose fustane të ngushta merren më seriozisht nga tjerët, transmeton Telegrafi.

Dr. Alfredo Gaitan nga Universiteti i Bedforshir-it kishte mbledhur 64 studentë të moshës 21 vjet dhe iu kishte shfaqur atyre dy sete me fotografi të të njëjtës vajzë.

Në setin e parë, vajza kishte qenë e veshur me një fustan të shkurtë, xhaketë dhe këmishë; ndërsa në foton tjetër kishte qenë e veshur me fustan të gjatë dhe një këmishë që ia mbulonte më shumë lëkurën.

Pjesëmarrësve iu ishte kërkuar pastaj që të jepnin mendimin e tyre për statusin e punës, pjellorinë, moralin, personalitetin, gatishmërinë për seks dhe inteligjencën e asaj vajze.

Rezultatet kanë treguar se rrobat ‘seksi’ kishin krijuar përshtypje të inteligjencës dhe besnikërisë te vajza.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments