Ylli anglez i Tottenhamit, Dele Alli, u godit në kokë me një shishe në minutën e 73-të të ndeshjes çerekfinale të EFL Cup kundër Arsenalit. Tifozëve që e gjuajtën, ai iu përgjigj duke ia treguar me gishta rezultatin e ndeshjes.
Alli e asistoi golin e parë të Tottenhamit në ndeshjen e zhvilluar dje dhe arriti t’i ndihmojë skuadrës së tij ta sigurojë një fitore me rezultat 2-0, duke e shënuar golin e dytë në minutën e 59-të.
Arsenal fans throw a bottle at Dele Alli, he responds in the most Dele Alli way possible🤣 pic.twitter.com/ysyJjWaPdK
— 🎣 (@CAFC123123) December 19, 2018
Incidenti erdhi pasi disa ditë pasi një banane ishte hedhur në fushë kur Pierre-Emerick Aubameyang kishte arritur ta shënojë një penallti në fitoren me rezultat 4-2 të Arsenalit kundër Tottenhamit në Premierligë.