Home Astrologji SHENJA E HOROSKOPIT ME TË CILËN NUK DUHET TË DASHUROHESH KURRË…

SHENJA E HOROSKOPIT ME TË CILËN NUK DUHET TË DASHUROHESH KURRË…

357
0
SHARE

Flasim shpesh për horoskopin, shenjat e zodiakut dhe si influencon dita e lindjes në personalitetin tuaj. Sot do të përziejmë të gjithë këta ingredient me dashurinë dhe do të shikojmë se cilat janë shenjat e horoskopit me të cilat nuk duhet të dashuroheni kurrë!

Dashi- Duke qenë shenjë mbytëse dhe pretenduese për dashurinë, nuk shkon aspak mirë me Akrepin, i cili kërkon kalitje durimi që ti nuk e zotëron dot. Por Bricjapi të motivon, gjithsesi të mbeten 10 shenjat e tjera, përpiqu të mos dashurohesh me ata që të nxijnë jetën.

Demi- Mos u dashuro me një Shigjetar sepse ka një dëshirë për liri që nuk do ishe në gjendje ta kuptoje. Ju jeni të kujdesshëm, tradicional dhe një si Shigjetari do t’iu bënte të vuanit. Nuk ia vlen barra qiranë, vetëm nëse keni dëshira mazokiste.

Binjakët- Mos u merrni me Akrepin, edhe pse inteligjentë, plot jetë dhe pasionantë janë të traumatizuar për ty, që je ëndërrimtar dhe do të zgjidhësh problemet e të gjithëve. Me Akrepin mos u mundo, nuk do të arrish dhe do të ndiheshe gjithmonë i frustruar.

Gaforrja- Mos e humb mendjen për një Ujor, të lutem. Ata kanë nevojë që të lihen të lirë, ndërsa ti ke nevojë për t’i siguruar dhe për stabilitet. Dhuroja dashurinë tënde atyre që arrijnë të vlerësojnë deri në fund romantizmin tënd.

Luani- Nëse dashurohesh me një Dem, jeta jote nuk do të jetë vërtetë një ferr, por do të jetë shumë e vështirë. Ti ke nevojë të përkëdhelesh dhe të vlerësohesh nga të gjithë dhe Demit nuk i pëlqen të bëjë komplimente. Demi kërkon një marrëdhënie stabël, të qëndrueshme, të sigurt dhe për pamjen e jashtme nuk i bëhet vonë.

Virgjëresha- Nëse nuk e di atëherë mësoje që je tip lunatik, i ëmbël, diskret dhe i qetë. Kurse Dashi ka të kundërtën e vrullit tuaj, shumë aktiv dhe i palodhur, por është edhe egoist dhe egocentrik. Ndaj mos u merr me një Dash, më beso.

Peshorja- Mos u dashuro me një të shenjë të Peshqve! Ai e ka mendjen në ajër, edhe ti po ashtu, nëse do të jenë çift atëherë gjërat do të fluturojnë dhe do të largohen. Për më tepër bashkë do të jeni edhe shumë kaotik.

Akrepi- Të dashurohesh me një Peshore do të thotë që të vdesësh nga inati. Peshorja është e vështirë për ta bërë për vete, ndërsa ti je kokëfortë që të shtynë ta kesh me çdo kusht. Ja si do të shkonte: ti posesiv, ai i pavendosur, të dy egoist. Është vërtet shenja që nxjerr jashtë më të keqen tënde.

Shigjetari- Ti dashuron aventurën, adrenalinën dhe me një Gaforre, një shenjë e njohur për përsosmëri, do të mërziteshe aq shumë sa do të urreje atë dhe veten. Përse të rrezikosh një katastrofë të tillë?

Bricjapi- Koherent dhe realist siç je do të vuaje shumë nëse dashuroheshe me një të shenjës së Binjakëve. Binjakët janë pak tradhtarë dhe më beso do të të bënte të çmendeshe. Nga dhimbja, ama.

Ujori- Ti ke gjithmonë dëshirë të luash, të flasësh, të këndosh, të bësh gjëra argëtuese, ndërsa Bricjapi është në fakt autoritar, nëse mund të thuhet, disi i mërzitshëm. Pse të vetë-dëmtoheni në këtë mënyrë, kur në fakt mund të argëtoheni dhe të vlerësoheni për atë që jeni në të vërtetë? Mendohu!

Peshqit- Të turpshëm dhe të vetëpërmbajtur, të ëmbël dhe romantik siç jeni ju, nuk do të shkonit aspak mirë me një Luan. Luanët janë madhështorë, egoistë, kapriçozë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here