Home Ballina SHBA urdhëron punonjësit e vet të largohen nga Iraku “sa më shpejt...

SHBA urdhëron punonjësit e vet të largohen nga Iraku “sa më shpejt të jetë e mundur”

100
0
SHARE

Departamenti i Shtetit i SHBA-së të mërkurën urdhëroi largimin e “punonjësve jo emergjentë të qeverisë” nga Iraku.

Një gjë e tillë, siç shkruan Reuters, është bërë e ditur përmes një deklarate nga ambasada e SHBA-së në Bagdad.

Duke iu referuar ambasadës dhe konsullatës së SHBA-së në Erbil, është thënë se “shërbimet normale të vizave në të dyja vendet do të pezullohen përkohësisht”.

“Qeveria e SHBA-së ka aftësi të kufizuar për të ofruar shërbime emergjente për qytetarët e SHBA-së në Irak”.

Deklarata, po sipas Reuters, rekomandoi të apostrofuarit “të largohen nga transporti komercial sa më shpejt të jetë e mundur”.

Dhe sipas Mirror, një vendim i tillë vjen në momentin kur tensionet midis SHBA-së dhe Iranit vazhdojnë të rriten.

Sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, Uashingtoni ka paralajmëruar Teheranin – kryeqytetin e Iranit – se do të “vuante shumë” nëse bën diçka kundër forcave amerikane apo interesave në rajon.

Hetuesit amerikanë besojnë se Irani – ose grupet që ajo mbështet – përdorën eksplozivë për të dëmtuar katër anije jashtë Emirateve të Bashkuara Arabe të dielën, por asnjë dëshmi “nuk ka vënë gishtin” në vendin e Lindjes së Mesme.

Incidenti ka rritur tensionet midis Iranit, që kufizohet me ngushticën e ngushtë të Hormuzit dhe SHBA-së.

Ndërsa New York Times raporton se Shtëpia e Bardhë e Donald Trump është duke hartuar plane lufte kundër Iranit.

Po sipas Mirror, këshilltari i sigurimit kombëtar të Trump, John Bolton, ka qenë armiqësor ndaj Iranit gjatë gjithë karrierës së tij.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of