Home Futboll Serbia merr “shuplakë” nga Federata e Rusisë, pasi kjo e fundit e...

Serbia merr “shuplakë” nga Federata e Rusisë, pasi kjo e fundit e uron FFK-në (Foto)

70
0
SHARE

Mediat serbe janë habitur me urimin që Federata e Futbollit të Rusisë ia ka bërë Federatës së Futbollit të Kosovës pas zgjedhjes së kryetarit të ri të saj, Agim Ademit.“Këtë pak kush e ka pritur në Serbi”, është konstatimi i disa mediave në Beograd.

Federata ruse në letër urim ka thënë se “i gëzohemi bashkëpunimit të federatave tona dhe ju dëshirojmë juve dhe federatës tuaj prosperitet dhe shumë suksese.

Gjithmonë mund të llogarisni në përkrahjen tonë për të gjitha çështjet e futbollit”.“Shpresoj që së shpejti do të takohemi gjatë ngjarjeve të ndryshme futbollistike”, është teksti i urimit që e ka nënshkruar sekretari i përgjithshëm i Federatës ruse, Aleksandr Alaev. /Insporti.com

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of