Ballina, Kosovë, Lajme

Serbët të inatosur pas krijimit të ushtrisë së Kosovës, e varrosin Rezolutën 1244

Serbët assesi nuk po mund ta kapërdijnë faktin se Republika e Kosovës është bërë sot me ushtri.

Sipas tyre, akti i krijimi të ushtrisë së Kosovës është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe shënon fundin e Rezolutës 1244.

“Me pikëllim të thellë ne zemër, informojmë komunitetin ndërkombëtar se me datë 14.12. 2018 ka vdekur tragjikisht ligji ndërkombëtar. Karta e Rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244, marrëveshja e Kumanovës. Funerali do të mbahet me 14 dhjetor në orën 12:44 para ndërtesës së UNMIK-ut. Funerali do të fillojë nga mensa e studentëve”, thuhet në një letër të publikuar nga mediat serbe, transmeton Gazeta Express.

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot me shumicë votash dhe me vendim unanim ka miratuar tri ligjet për shndërrimin e FSK-së në ushtri të Republikës së Kosovës.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads