Lajme

Serbët i ‘çmendi’ fjalimi i Presidentit Thaçi, kështu komentojnë faktet që ia përplasi në fytyrë Vuçiqit!

Fjalimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi para përfaqësues vetë OKB-së, ka bërë që serbët e Serbisë të ‘çmenden’.

Përkrahje shteteve të shumta për krijim e Ushtrisë së Kosovës, përmendja e masakrave dhe gjenocidi që kryen forcat para militare serbe si dhe përmendja e sportistëve kosovar, kanë bërë që në Serbi të ngriten tensione.Madje mediat në Serbi po akuzojnë presidentin Thaçin se ka lexuar të njëjtin fjalim me Vlora Çitakun, ambasadore e Kosovës në OKB.

Mediumi serb i quan gënjeshtra përmendjen e shifrave të tëvrarëve nga Serbia në Kosovë. Shkruajnë se Vlora Çitaku ose i ka shkruar fjalimin presidentit Thaçit ose Taçi ka lexuar të njëjtin fjalim që Çitaku kishte lexuar më 14 tetor në OKB.

“Ambasadorja e së ashtu quajturës Kosovës, Vlora Çitaku, i shkroi fjalimin Hashim Thaçit si dhe gjatë gjithë seancës qëndronte prapa tij ulur”, shkruan portali serb.

Kujtojmë që mbrëmë në mbledhjen e OKB-së, Thaçi ka përmendur disa nga krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë. Mes tjerash tha se asnjë serb nuk është dënuar për krimet që ka kryer në Kosovë.

“Dihet viktima, dihet agresori. Nuk ka dhe nuk do të ndodhë rishkrimi i historisë. Lufta ka ndodhur në shekullin 20. Duhet të shikojmë pa drama, pa spektakël dhe ta pranojmë realitetin. I pëlqeu dikujt apo jo, Serbia në konfliktin e Kosovës ka vrarë 13 mijë e  500 civilë shqiptarë. Aparati i tyre ushtarake kanë dhunuar rreth 20 mijë femra shqiptare”.

“Për 13 mijë e  500 civilë asnjë i akuzuar, e lëre më idënuar. Për 20 mijë të dhunuara, asnjë i akuzuar e lëre më i dënuar. 1 milionë shqiptarë të dëbuar me dhunë, 40% e infrastrukturës në Kosovë të shkatërruar”,tha Thaçi./PARROTLLA.NET/

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads