Jetë

Sekreti për t’i fituar zemrën një femre apo mashkulli Dash

Je e tërhequr nga një mashkull apo femrer e shenjës së Dashit? E si të mos jesh…

Një mashkull i kësaj shenje është tërheqës dhe i sigurtë në vetvete, por çka e tërheq më shumë tek ai një femër është ana e tij e ngrohtë.

I ka idetë shumë të qarta dhe di çfarë do dhe si ta arrijë atë.

Ëmbëlsia e tij natyrale të suprizon dhe magjeps.

Kur të zgjedh, të jesh e bindur që do të dijë të të bëjë për vete.

Atyre u mjafton pak për të suprizuar një femër.

E dinë se një veprim i vogël në momentin e duhur vlen sa për mijëra fjalë.

Ndërsa një femër e shenjës së Dashit është një femër që ecën me mendje.

Për ta bërë për vete duhet pikësëpari të fitosh besimin e saj.

Mos shpreso ta fitosh, nëse ajo nuk është gati.

Mos harro se nëse arrin ta bësh për vete, ka ndodhur vetëm për faktin e thjeshtë sepse ajo: Të ka zgjedhur ty!

Si të biesh në syrin e një Dashi?

Dashi, qoftë mashkull apo femër, është një shenjë pasionante.

Për t’i rrëmbyer vëmendjen mundohu të biesh në sy, me pamjen tënde ose me vështrime të thella.

Tërhiqet nga situatat pikante dhe stimuluese.

Pasi t’i kesh rrëmbyer vëmendjen duhet ta stimulosh vazhdimisht.

Adhuron njerëzit inteligjentë me të cilët të bëjë biseda interesante.

Informohu mbi interesat e tij/saj.

Duke patur një karakter të fortë dhe të vendosur, Dashi kërkon pranë vetes një person që di t’i mirëkuptojë momentet e tij/saj të dobësisë dhe të mos i dalë kundër.

Është një shenjë që kur dashurohet di të jetë i/e dashur dhe besnik/e.

Kujdes me fjalët që përdor, sepse një Dash mund të lëndohet lehtësisht!

Dashët janë shumë të ndershëm dhe u pëlqen të jenë të drejtëpërdrejtë me njerëzit.

Meshkujt dhe femrat e kësaj shenje njihen si krijesat më të ndershme.

Mos e ngatërroni me arrogancën kur një Dash ju thotë të vërtetën në sy.

Ata e bëjnë këtë me familjen dhe njerëzit që duan.

Do ta thonë gjithnjë atë që mendojnë.

Mos prisni nga askush tjetër t’ua thotë gjerat siç janë, përveçse dikujt që i përket shenjës së zjarrit.

Ah, ata i urrejnë justifikimet, kështu që “përrallat me mbret” nuk do t’ju ecin me një Dash.

Mos harroni se kanë një shqisë të 6-të, për të kuptuar kur dikush po përpiqet t’i fyejë inteligjencën.

Një Dash është besnik deri në vdekje. Kur vjen puna tek dashuria ata i duan të gjitha ose asgjë.
Sapo gjejnë dashurinë e vërtetë, njerëzit e kësaj shenje, nuk lëkunden lehtë.

Janë të dashur, të përgjegjshëm dhe besnikë ndaj lidhjes.

Ata do të gjenden gjithnjë për partnerin e tyre.

Kur një Dash të jep fjalën e tij, s’ka kthim pas.

Janë gati të lëndojnë veten përpara se ta bëjne atë qellimisht me dikë tjetër.

Nëse ti ke nevojë për të në 3 të natës, ai do të jetë aty.

Është vetëm disa minuta larg.

Një Dash mund të jetë njeriu më i ëmbël në botë…ose makthi juaj më i keq.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads