Lajme

Sekretari britanik i mbrojtjes: Luftanija jonë në Ukrainë, mesazh i fuqishëm për Rusinë

Sekretari i Mbrojtjes në qeverinë britanike, Gavin Williamson, ka thënë se luftanija e Ushtrisë Mbretërore e dërguar në Ukrainë do ta japë një mesazh të fuqishëm për presidentin rus, Vladimir Putin. Luftanija ka hyrë në ujërat e Detit të Zi më herët gjatë këtij muaji, pasi Rusia i rrëmbeu tri anije ukrainase.

Vetë sekretari Williamson e ka vizituar këtë luftanije në portin e Odesas. Ai tha se prania e saj tregon përkrahje për Ukrainën përballë rritjes së agresionit rus. Përpos kësaj, ai deklaroi se në këtë zonë do të vendosen edhe luftanije tjera për ta rritur praninë e Britanisë së Madhe në Detin e Zi. NATO-ja kohëve të fundit e ka shtuar numrin e operacioneve në Detin e Zi duke e rritur edhe numrin e patrullimeve me anije lufte.

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës mbesin të larta për shkak të qasjes në brigjet e Krimeas. Krimea dikur ishte pjesë e Ukrainës, por u aneksua nga Rusia në vitin 2014. Sidoqoftë, Ukraina thotë se Krimea është ende pjesë e territorit të saj, shkruan “BBC”, transmeton GLOBISOT.NET.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads