Ballina Receta Gatimi Sallatë Segedini

Sallatë Segedini

347
0
SHPËRNDAJE

Përbërësit për 4 persona:

250 gr tul lope
3-4 speca të kuqe të pjekura
3 domate
1 kokë qepë
2 thelpinj hudhër
majdanoz
2 lugë uthull
vaj, kripë dhe piper i zi.

Përgatitja:

Mishin e presim në kube dhe e ziejmë në tenxhere me ujë. Qepën e presim në copë
më të mëdha, domatet dhe specat i presim në kube i grijmë thelpinjtë e hudhrës dhe majdanozin dhe të gjitha i hedhim në një enë të thellë. Hedhim vaj, uthull, kripë dhe grijmë piper të zi. Copët e mishit të zier i shpëlajmë me ujë të ftohtë, i kullojmë dhe i shtojmë në enën me sallatë.

Pjatën për servirje e zbukurojmë me dy gjethe sallate jeshile e vëmë në të sallatën e Segedinit. Qepët e njoma i presim përgjysmë dhe i vëmë sipër gjetheve të sallatës jeshile.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments