Home Ekonomi Sa para do të paguani kur kaloni në Rrugën e Kombit?

Sa para do të paguani kur kaloni në Rrugën e Kombit?

117
0
SHARE

Nga 17 shtator i2018 nis tarifimi në autostradën Milot-Morinë, ku invalidët e punës dhe shtresat në nevojë do të kenë zero tarifim dhe paketë lehtësuese për banorët e qarkut Kukës dhe çdo kategori tjetër. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar video informuese me detajet e tarifimit dhe kategoritë që përfitojnë reduktime të ndjeshëm të tarifimit.
Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro).Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh.Për çdo kalim deri në 44 kalime tarifa është 100 lekë përfshirë edhe tvsh-në.
Tarifat variojnë sipas llojit të mjetit; motoçikletat dhe automjete me tre rrota do të paguajnë 330 lekë, përjashtim bëjnë banorët e qarkut Kukës të cilët do ta kenë tarifën 50 lekë.Automjete komercilale me dy akse dhe 6 rrota (1.90 m dhe 2.70 m) do të paguajnë 1490 lekë.Kamionë të mesëm dhe autobusë të rëndë, përfshirë mjete me lartë 2.7 m do të të paguajnë 21 40 lekë.
Kamionë të rëndë 4 akse a më shumë, do të paguajnë 2970 lekë.Përdoruesit e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifimit.Për 20-30 kalime në muaj, përfitojnë 10% zbritje.Për 30-50 kalime në muaj përfitojnë 20% zbritje.
Për 50-60 kalime në muaj përfitojnë 30% zbritje dhe mbi 60 kalime përfitojnë 40% zbritje.Aplikimi i tarifimit të autostradës si një standard ndërkombëtar, siguron garanci dhe siguri në qarkullim të mjeteve, dhe lëvizshmëri të qytetarëve.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of