Ballina Sport Futboll Rusët ia lëshuan Insektet e Volgogradit anglezëve

Rusët ia lëshuan Insektet e Volgogradit anglezëve

299
0
SHPËRNDAJE

Tifozët e Botërorit kanë zbarkuar në këtë qytet dhe pas tyre janë vërsulur insektet e ndryshme. Kjo ka ndodhur sonte në Rusi

Në këtë kohë të vitit ato janë në çdo anë, udhëtojnë në tufa mickonjave dhe janë të vogla, që vazhdojnë t’ju ndjekin, shpesh insekte të padukshme që mund të depërtojnë në lëkurën tuaj, të zënë vend në flokët e juaj duke u përpjekur për t’ju futur në sy, hundë dhe gojë. Këto lloje insektesh mund të ju ndjekin juve momentin që e përplasni derën.

Zyrtarët e qytetit kishin thënë se kanë spërkatur zonën e Volgogradit dhe kënetat aty pranë me insekticide pak para fillimit të Botërorit, por pak pati efekt. Duket se insektet janë një tipar i rregullt në verë në këtë qytet, për shkak të ajrit të ngrohtë dhe bazës së tyre pjellore që e vënë buzë lumit Volga. Por duket se askush nuk ka lëshuar ndonjë paralajmërim për vizitorët, sidomos për ata që e kanë ndjek ndeshjen Angli – Tunizi, e cila ishte ndeshja e parë në këtë qytet në Botëror, në qytetin juglindor rus

Se situata ishte e papërshtatshme gjatë ditës së hënë, atëherë kur temperaturat arritën në 32 gradë, sigurisht që u përmirësua gjatë kohës kur filloi ndeshja në ora 21:00. Por, insektet ishin ende aty, herë pas herë duke u grupuar dhe duke sulmuar si një njësi, sidomos lojtarët.

Futbollistët shiheshin duke tundur duart e tyre para fytyrës gjatë lojës. Kështu edhe shumë tifozë, të cilëve nuk i ishte lejuar të marrin lëngje në stadium dhe të lyenin trupin me ndonjë sprej. Një reportere e një televizioni gjerman kishte vendosur një rrjete mbrojtëse rreth kokës së saj.

Askush nuk ishte i lumtur (vetëm insektet ndoshta pasi që kishin gjetur viktima të reja në qytet). Me sa duket tunizianët ishin më të hutuar nga këto insekte njëjtë ashtu sikurse anglezët. Por karakteristikë e kësaj është se mediat angleze e kanë interpretuar këtë si një lloj situate për të ndikuar në Kombëtaren e tyre dhe në lojtarët – kështu kanë thënë gazetarët e tyre.

Korrespodenti i Sky, Kaveh Solhkol, për shembull, cicëroi në Twitter se atij i duhet ta ndërpres transmetimin e drejtpërdrejt të minutës së fundit pasi që është “sulmuar nga mizat e mickojës” jashtë hotelit të skuadrës të Anglisë.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments