Home Yjet RTK nuk ia vazhdon kontratën moderatores se sportit Arbnora Ademaj

RTK nuk ia vazhdon kontratën moderatores se sportit Arbnora Ademaj

565
0
SHARE

Ish ‘Miss Kosova’ Arbnora Ademaj e cila me mish e me shpirt po lufton për t’u bërë moderatore, siç duket ka dështuar edhe në përpjekjen e saj të dytë, kësaj radhe në RTK, pas dështimin në SuperSport Kosova, shkruan “Revista Ups”. Siç duket ajo është mjaftë e shkathët për të hyrë më punë por jo edhe për ta mbajtur atë. Ajo së fundmi përmes Xhymret Veliut, Kryeredaktor në RTK1 të mbështetur nga Lorik Arifaj, Drejtor i RTK, kishte siguruar një kontratë disa mujore si prezantuese e sportit, mirëpo që pas përfundimit të saj, nuk ka mundur ta sigurojë edhe vazhdimin e saj për një kohë më të gjatë.

Ajo që është e habitshme, është fakti se në RTK pothuajse nuk ndodh kurrë që dikujt që punësohet një herë aty, pavarësisht llojit të kontratës, t’i ndërpritet ajo. Mbase, kanë qenë të pakënaqur me performancën e saj.

Akoma nuk kemi një reagim as nga RTK e as nga vet Arbnora!

Krejt kjo situatë është pak e dyshimtë edhe për mënyrën si është punësuar edhe për mënyrën si i është ndërprerë kontrata. Ndërkohë, gjatë periudhës sa kishte punuar në RTK, mediat shpesh kanë shkruar në superlativë për moderatoren në fjalë, mirëpo ato shkrime siç duket paskan qenë të nxitura nga ajo vet e nuk paskan përkuar edhe me vlerësimin e menaxhmentit të RTK-së që ka vendosur të mos i vazhdojë kontratën.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments