Ballina Lajme Kosovë Rrugëtimi i familjarit të Agim Bahtirit – Nga puna si shofer bëhet...

Rrugëtimi i familjarit të Agim Bahtirit – Nga puna si shofer bëhet drejtor komune

305
0
SHPËRNDAJE

Djali i vllaut të kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, Nehati, është emëruar drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Përkundër që Nehat Bahtiri, në biografinë e tij të publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Mitrovicës, e mban sekret punën të cilën e ka kryer më herët, duke e shkruar se: ““E gjithë përvoja dhe aktiviteti i punës është zhvilluar jashtë Kosovës”.

Mirëpo, ai ‘karrierën’ e tij e kishte nisur duke qenë shofer i kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, dhe pastaj shef i kabinetit të tij, Gazeta Metro.

Pasi kishte kaluar një kohë si shef i kabinetit, Agim Bahtiri vendos që ta emërojë familjarin e tij si Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, duke e larguar nga kjo pozitë Musa Dragajn.

Ndër të tjera, në biografinë e Nehat Bahtirit, thuhet se ai ka kryer shkollim në Irlandë, por që nuk përmendet asnjë emër i ndonjë Universiteti.

Gabimet drejtshkrimore që Nehat Bahtiri i ka bërë në shkrimin e CV-së së tij, janë të mëdha, krahasimisht me numrin e fjalëve të përdorura në shkrimin e saj.

Ai fjalën vijuar e ka shkruar si vajiuar, Irlandë-Irland dhe fjala teknologjisë është shkruar tekonologjise./Insajderi

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments