Botë, Lajme

RRITET NUMRI I VIKTIMAVE NË SULMIN E STRASBURGUT

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur sonte në lagjen ku është strehuar sulmuesi që shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosi 11 persona në tregun e Krishtlindjeve në Strasburg.

“Autori ishte plagosur nga një patrullë ushtarësh e angazhuar në operacionin ‘Sentinelle’ para se të arratisej”, njoftojnë burime policore.

Departamenti antiterrorist i Prokurorisë së Parisit njoftoi se është duke hetuar sulmin në Strasburg dhe se autori është identifikuar.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur nga të shtëna në tregun e Krishtlindjeve në Strasburg, në verilindje të Francës.

Tregu tradicional i Krishtlindjeve në Strasburg që është kërcënuar në të kaluarën me sulme, mbrohet vazhdimisht nga forcat e rendit. Në Strasburg ndodhet gjithashtu edhe Parlamenti Evropian.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads