ShowBiz

Ronela Hajati ka një shuplakë për Robert Aliajn

Daljet skenike të rober Aliajt shkaktojnë gjithmonë debat.

Këtë herë ai u ngjit në skenën e ‘Këngës Magjike’ me një krijim mjaft thumbues, por që nuk u votua për të dalë në natën finale.

Kjo e acaroi së tepërmi Aliajn i cili bërë deklarata të forta ndaj këngëtarëve.

“Kjo këngë ishte mënyra më e bukur për të konfirmuar gjithë angazhimin tim. Ne jemi fajtorë që të gjithë për këtë kaos që është ndërtuar sot. Ti ke gjithë artistët të korruptuar sot për shumë pak. Kjo kënga ishte unike, me mesazh për kohën, nuk mund të injorohet. Nuk po deliroj, është një këngë që justifikon të qenurit një këngë, sepse kënga është fjala, teksti, forca. Ne kemi punuar tre vite për këtë këngë dhe vijmë e sfidohemi nga mbretëria e tallavasë. Unë nuk jam artisti i Instagramit. I bëj thirrje artistëve që të lexojnë pak, të bëhen më të mençur sepse kjo muzika tallava po bën një popull tallava dhe po eklipson këtë këngë kapitale, gjithë kjo armatë xhihadistash të tallavasë kanë kontribuar për ta mposhtur këtë muzikë”, u shpreh i revoltuar Roberti.

E ftuar dje në “Post Kënga Magjike”, Ronela u kthye kundër Robertit duke u shprehur se me këngën “Ah ku më hodhi Zoti” ai duhet të recitonte diku tjetër dhe jo në “Kënga Magjike”. E në këtë pjesë Ronela debatoi edhe me Rovena Dilon e cila bashkë me Aurela Gaçen thanë se Roberti kishte dhënë një mesazh të fuqishëm me atë këngë.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads