Home Magazina Rita Ora kërkon falje

Rita Ora kërkon falje

90
0
SHARE

Rita Ora ka kërkuar falje pas kritikave të këngës së saj Girls (Vajzat) nga disa muzikantë LGBTQ.

Këngëtarët duke përfshirë Kehlani dhe Hayley Kiyo thanë se tekstet ishin “të dëmshme” dhe akuzuan se kënga po shfrytëzonte biseksualitetin.

Në ndjesën e saj, Rita tha: “Unë kurrë nuk do të dëmtoja qëllimisht komunitetin e LGBTQ ose njerëz të tjerë”.

 “Unë kam bërë përpjekje për të qenë një kontribuese e komunitetit LGBTQ gjatë gjithë karrierës sime dhe gjithmonë do të jem”.

Kënga, e cila është realizuar në bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX, u kritikua se nënvlerësonte marrëdhëniet homoseksuale.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of