Home Futboll Rendtja e FIFA-s, Shqipëria vijon të humbasë, ja ku renditet Kosova

Rendtja e FIFA-s, Shqipëria vijon të humbasë, ja ku renditet Kosova

42
0
SHARE

Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon të ketë rënie në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Qeveria botërore e futbollit ka publikuar klasifikimin mujor të përditësuar, ku skuadra kuqezi ka zbritur me një pozicion dhe tani mban vendin e 62-të.

Në këtë rënie ka ndikuar humbja në shtëpi kundër Turqisë në sfidën e parë të Grupit H, por edhe ecuria e skuadrave të tjera që kanë bërë më mirë se kuqezinjtë. I ndryshëm është diskutimi për Kosovën, e cila prej muajsh njeh vetëm ngjitje në klasifikimin e FIFA-s.

Përfaqësuesja kosovare ka fituar edhe tre pozicione pas rezultateve pozitive në ndeshjet e fundit dhe tani renditet në vendin e 127-të. Nuk ka ndryshime mes kryesuesëve të renditjes së përgjithshme botërore.

Belgjika mban vendin e parë, e ndjekur nga Franca kampione e botës dhe Brazili. Ndërkohë, një rritje të ndjeshme në muajin e fundit kanë patur Anglia dhe Uruguaji.

 

 

 

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of