Home Botë Reklamuesit këtë vit do të shpenzojnë më shumë në reklama në internet...

Reklamuesit këtë vit do të shpenzojnë më shumë në reklama në internet sesa në reklama televizive

61
0
SHARE

Reklamuesit në internet pritet të tejkalojnë reklamuesit e TV me 40 miliardë dollarë këtë vit.Kjo do të thotë se 40 % e shpenzimeve të reklamave në botë pritet të bëhet online në 2018, sipas parashikimeve të reja nga kompania për matjen e reklamave, Zenith.

Shpenzimet e reklamave online mundën TV si media më e madhe e reklamave vitin e kaluar. Rritja e reklamave në Internet po nxitet nga reklamat sociale dhe shfaqjet e videove, si ato që gjenden në Facebook dhe YouTube.

Globalisht, shpenzimet për mediat sociale vlerësohen të rriten 21 % në 58 miliardë dollarë, ndërsa shpenzimet për video-reklama po rriten 19% në 32 miliardë dollarë në vitin 2018. Në 42 % të shpenzimeve totale, reklamat e kërkimit si ato në Google ,që mbeten forma më e madhe e reklamimit në internet, pritet të arrijnë në 95 miliard dollarë këtë vit.

Kërkimi në internet dhe shpenzimet e klasifikuara pritet të rriten më pak se 10%. Nuk është aspak befasi, e gjithë kjo rritje e ka pikënisjen në celularë, që arriti në 25% këtë vit në 60 % të shpenzimeve të internetit dhe 24 % të shpenzimeve totale të reklamave.

Ndërkohë, shpenzimet për reklama desktop u ulën me gati 4%. Në një këndvështrim të përgjithshëm, Zenith parashikon që shpenzimet globale të reklamave të rriten rreth 5%, duke arritur në 579 miliardë dollarë në fund të vitit.

Kjo rritje arriti më lart nga 4% që Zenith kishte parashikuar në dhjetor dhe përfaqëson përmirësimin më të madh tremujor që kompania ka bërë në shtatë vjet, falë shpejtësisë së rritjes nga tregjet në Kinë, Filipine, Argjentinë dhe Irlandë.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of