Home Shendetesi Receta e hudhrës me limon që pastron enët e gjakut për vetëm...

Receta e hudhrës me limon që pastron enët e gjakut për vetëm 40 ditë!

76
0
SHARE

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që gjen vend edhe në kuzhinë, sidomos në rastin e hudhrës me limonin

Kura e mëposhtme me limon dhe hudhër mund të pastrojë organizmin dhe të parandalojë sëmundjet, transmeton Klan Kosova

Vlerat e Kurës me Hudhër dhe Limon

Kura me limon dhe hudhër është efikase në eliminimin e dëpozitave të yndyrës në organizëm

Këto përbërës ulin kolesterolin e keq dhe pakësojnë numrin e triglicerideve në gjak

Limoni dhe hudhra parandalojnë trombozën dhe ulin tensionin e gjakut

Së bashku ato përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe aftësinë e saj për të pastruar gjakun

Për më tepër, limoni me hudhrën përmirësojnë funksionin e veshkave dhe qarkullimin e gjakut

Sistemi imunitar është më i fortë ndërkohë që hudhra dhe limoni parandalojnë radikalet e lira

Qelizat janë më të mbrojtura dhe plot gjallëri falë antioksidantëve që gjenden tek limoni dhe hudhra

Kura me Hudhër me Limon Duhet Përdorur Në Këto Raste:

Kura pastruese rekomandohet për të parandaluar sëmundjet ose për të pastruar organizmin

Ajo duhet shfrytëzuar një herë në vit

Kjo kurë është shumë e dobishme nëse vuani nga problemet e mëposhtme:

Mbipesha
Ishemia
Sinoziti
Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes
Dhimbjet e kokës
Artriti
Reumatizma
Gastriti
Hemorroidet
Problemet me shikimin dhe dëgjimin
Anemia

Përbërësit:

Për kurën me limon dhe hudhër ju nevojiten:

4 limonë

4 thelpinj hudhër

3 litra ujë të zier të ngrohtë

Zgjidhni limonë organikë që të përdorni agrumen me gjithë lëkurë të pastër dhe të paprekur nga pesticidet

Përgatitja:

Qëroni hudhrat, merrni 4 thelpinj dhe ndajini thelbinjtë në gjysma

Lajini limonët me ujë të bollshëm dhe prijini në copa të vogla

Hidhini në një enë me ujë të ngrohtë të zier paraprakisht, dhe të gjithë masën ndajeni në kavanozë qelqi

Mbyllini kapakët dhe futini në frigorifer për tre ditë

Më pas kullojeni lëngun dhe futeni sërish nëpër kavanozë në frigorifer

Si ta konsumoni

Në ditët e para duhet të merrni nga një lugë gjelle, gjysëm ore përpara çdo vakti

Nëse nuk vini re ndonjë efekt anësor atëherë duhet ta rrisni dozën në dy lugë e më shumë deri sa të arrini të konsumoni 50 ml tre herë në ditë.

Kjo kurë duhet të zgjasë për 40 ditë

Kjo kurë është pastruese dhe në ditët e para mund të përballeni me simptoma si sekrecione ose dhimbje koke

Këto simptoma janë normale sepse tregojnë se trupi po largon toksinat

AgroWeb.org ju sugjeron që çdo kurë ose trajtim, natyral ose jo të ndërmerret duke u shoqëruar me mbikqyrjen e mjekut

Ky sugjerim është thelbësor nëse vuani nga sëmundjet e mësipërme apo jeni duke marrë medikamente specifike, transmeton Globisot.net

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of