Futboll, Sport

Real Madridi gati ta trondit Atletico Madridin, 100 milionë euro ofertë për Oblakun

Real Madridi është i gatshëm që ta trondit futbollin spanjoll dhe më gjerë, duke ofruar 100 milionë euro për portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak.

Pasi që e theu mitin kur e bleu Theo Hernandez para një viti, Reali tani dëshiron ta vë përsëri në pozitë të keqe klubin me ofertë për Oblakin.

Për portierin ka interesim edhe nga Liverpooli, por sipas A Bolas, Real Madridi është gati që ta thyej  klauzolën.

Reali janë të gatshëm që të paguajnë 100 milionë euro aq sa është çmimi i portierit.

Kjo pasi nuk duan që të futen në bisedime mes klubeve.

Vendimi final do t’i mbetet Oblakit që është duke biseduar për një kontratë të re me klubin.

Ai aktualisht ka kontratë deri në vitin 2021.

Real Madridi është në kërkim të një portieri pasi me gjasë nuk do t’i besojnë më Keylor Navasit. /Telegrafi/

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads