Ballina Ballina Reagon Komiteti i kongresit amerikan: Mashtrimet e Serbisë duhet të ndalen, asnjë...

Reagon Komiteti i kongresit amerikan: Mashtrimet e Serbisë duhet të ndalen, asnjë shtet nuk ia ka kthyer shpinën Kosovës

274
0
SHPËRNDAJE

Serbia vazhdimisht po lobon për pengimin dhe anulimin e njohjeve të shtetit të Kosovës, duke përdorur edhe propagandë mediatike.

Pretendimi i fundit i Serbisë ishte me Liberinë, për të cilën, nga Beogradi zyrtar u plasuan informata se ka anuluar njohjen e Kosovës dhe më pas demantimi i këtij informacioni jo vetëm nga Prishtina zyrtare, por edhe nga vetë Qeveria e Liberisë.

E për këtë, ka reaguar ashpër Komisioni i Punëve të Jashtme të Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-ve.

Përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Twitter, Komisioni i Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan, ka thënë se mashtrimet e shtetit serb, kinse vendet e botës po ia kthejnë shpinën Kosovës, është gënjeshtër, duke theksuar se Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës është i përhershëm.

“Pretendimet mashtruese të Serbisë se vendet po i kthejnë shpinën Kosovës është e rreme dhe duke shkaktuar zemërim në rritje në mbarë botën. Serbia duhet ta ndalë këtë dhe të kthehet në normalizimin me fqinjin e saj. Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës është i përhershëm”, thuhet në publikimin e tyre në Twitter, përcjell Telegrafi.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments