Home Futboll Rashica dhe Bremeni në çerekfinale të Kupës, pas një drame të vërtetë...

Rashica dhe Bremeni në çerekfinale të Kupës, pas një drame të vërtetë ndaj Dortmundit

23
0
SHARE

Milot Rashica i ka ndihmuar Werder Bremenit të kalojë në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, duke e mposhtur Borussia Dortmundit të martën në Signal Iguna Park në një ndeshje tejet dramatike.

Bremeni tregoi shpirt të madh luftarak duke e çuar ndeshjen deri në penallti, ku u tregua shumë më e saktë se Dortmundi, dhe siguroi kalimin në çerekfinale pas një ndeshjeje vërtetë të çmendur në 1/8 e finales, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Florian Kohfeldt luftoi për ta barazuar rezultatin dy herë në 15 minutat e fundit të kohës shtesë, pasi koha e rregullt kishte mbaruar baras 1-1, dhe siguroi penalltitë, në të cilat u tregua njëqind për qind e saktë.

Anësori i Kosovës Milot Rashica hapi serinë e golave duke e devijuar një top në portë pas një harkimi nga Max Kruse pas vetëm katër minutave lojë.

Vendasit reaguan duke e barazuar rezultatin në 1-1 përmes Marco Reus në minutën e fundit të pjesës së parë. Gjermani realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.

Kohfeldt e zëvendësoi Rashicën në minutën e 66-të, duke e futur në lojë Martin Harnikun. Koha e rregullt prej 90 minutave u mbyll pa fitues.

Ndeshja kaloi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Këtu edhe u zhvillua një dramë e vërtetë gjatë të cilës u shënuan plot katër gola.

Christian Pulisic e përmbysi Bremenin duke e kaluar Dortmundin në epërsi prej 2-1 në minutën e 105. Por, vetëm tre minuta më vonë, i sapofuturi në lojë, Claudio Pizarro i barazoi shifrat në 2-2.

Archaf Hakimi i kaloi përsëri në epërsi vendasit duke shënuar shtatë minuta para fundit të shtesës.

Dhe kur mbase u mendua se Bremeni kishte marrë fund, Harnik e shokoi Signal Iduna Parkun duke e barazuar përsëri rezultatin, dhe duke ia siguruar penalltitë skuadrës së tij.

Bremeni tepër i fortë për Dortmundin në penallti.

Dortmundi i humbi dy penalltitë e para, Pavlenka i priti goditjet e Alcacerit dhe Philippit. Ndërkohë që Pizarro dhe Eggestein i shin të saktë për Bremenin.

Witsel dhe Weigl shënuan dy penalltitë e radhës për vendasit, por Klaassen dhe Kruse nuk gabuan për mysafirët dhe Bremeni siguroi kualifikimin në çerekfinale.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of