Ballina, Lajme

Rama vazhdon të theksojë dijet e Gent Cakajt: 1 mijë herë më shumë se Meta

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me mosdekretimin e Gent Cakajt, në postin e Ministrit të Jashtëm.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka sulmuar Presidentin e Republikës Ilir Meta, ndërsa shprehet se Cakaj është 1000 herë më i ditur se ai.

“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës🤮Pupupu”.

Rama ka theksuar disa herë se Cakaj është mjaft i zgjuar dhe i lexuar.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads