Home Ekonomi Rama: Nuk e preferojmë ofertën e “Telecom Serbia”

Rama: Nuk e preferojmë ofertën e “Telecom Serbia”

45
0
SHARE

Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë rreth ofertës së “Telecom Serbia” për të blerë “T-Mobile”. I pyetur nga TV Klan për përfshirjen e kompanisë serbe në këtë çështje, kryeministri ishte i prerë, kur tha se “Telecom Serbia” nuk është i mirëpritur në vendin tonë.

“Qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryejë një kompani private si Deutsche Telecom, e cila ka një strategji tërheqjeje nga tregjet e vogla dhe po bën shitje jo vetëm në Shqipëri, me kompaninë që do të zgjedhë të shesë biznesin. Por ky është një sektor strategjik dhe qeveria shqiptare pyetet, i kërkohet mendim nga vetë ata që janë të interesuar dhe qëndrimi i qeverisë shqiptare është shumë i thjeshtë dhe shumë i qartë: Bizneset serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë”, tha Rama të martën në një dalje për mediat nga Kryeministria.

Kryeministri nuk sqaroi nëse kishte pasur një bisedë telefonike me Presidentin serb Vuçiç. Ky i fundit gjatë Forumit të Sigurisë në Beograd, tha të hënën se do ta diskutonte me Ramën bllokimin e kompanisë serbe.

“Do të flas me Edi Ramën sot ose nesër me shpresë së do ta zgjidhim këtë situatë. Ideja ime politike më e rëndësishme është krijimi i një tregu unik në të gjithë Ballkanin Perëndimor.”

Presidenti serb konfirmoi se që në takimin e parë me kryeministrin Rama diskutoi për idenë për të ardhmen e përbashkët ekonomike.

Pak ditë më parë TV Klan raportoi se oferta e Telecom Serbia për të blerë aksionet e kompanisë shqiptare T-Mobile është drejt dështimit, për shkak të trysnisë së ushtruar nga institucionet shtetërore për të shkurajuar ofertën serbe, duke paralajmëruar me largimin si abonentë të Telecom.

 

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of